Izrael

Para OKB hebrenjtë protestojnë kundër regjimit sionist !

Hebrenjtë kundërshtarë të regjimit sionist kanë protestuar përballë selisë së OKB në Nju Jork, njofton agjencia Sumarie News e lajmeve

Protesta është mbajtur njëkohësisht me fjalimin e kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanjahu në AP të OKB. Hebrenjtë që ishin ortodoksë kanë protestuar kundër vendimit të regjimit sionist që detyron këtë shtresë që të kryejnë shërbimin ushtarak dhe në të kundërt ata dënohen me disa muaj burg. Hebrenjtë ortodoksë që përbëjnë një prej etnive më të rëndësishme në shoqërinë hebraike, për shkak të bindjeve të tyre nuk janë të gatshëm të kryejnë shërbimin ushtarak.