Art

Ekspozita në Ebu Dhabi nxjerr në pah veprat Kur'anore nga artistë iranianë

Një numër i artistëve iranianë janë duke shfaqur një shumëllojshmëri të veprave të artit të tyre me temën qendrore të Kur'anit të Shenjtë në një ekspozitë në Pallatin e Emirateve, në Abu Dhabi që filloi të dielën.


   Instituti Arad për Art dhe Kulturë në Teheran dhe Zyra Kulturore e Iranit në Emiratet e Bashkuara Arabe  kanë organizuar së bashku Ekspozitën, për të shënuar pozitën e Kur'anit të Shenjtë në Artin Persian.


    Shumica e veprave të artit dhe artizanatit në ekspozitë tregojnë përmbajtjen e arteve origjinale iraniane të përdorura kryesisht në shkrimet e Kur'anit të Shenjtë, kështu tha sekretar ekzekutiv i ekspozitës Pajam Aryaii, në një deklaratë për shtyp të publikuar të hënën .


     Ekspozita është organizuar për të promovuar konceptet e vërteta të Kur'anit në mesin e të gjitha kombeve, duke përfshirë muslimanët dhe jo-muslimanët , tha Pajam Aryaii.


   Ai tha, gjithashtu, se ekspozitave të tilla mund të ndihmojnë për të paraqitur potencialin e lartë të artit të Iranit, duke rritur edhe më shumë bashkëpunimin kulturorë.


    Disa artistë pjesëmarrës do të marrin pjesë në seancat të ndryshme në prag të ekspozitës, e cila do të vizitohet deri më 24 shkurt 2014.