9-të muslimanë shia të Bahrejnit u arrestuar në Arabinë Saudite gjatë Haxhit
9-të muslimanë shia të Bahrejnit janë marrë në paraburgim në Arabinë Saudite, ndërsa ata ishin duke kryer ritualet e Haxhit, raportuan aktivistët. Ata më tej kanë deklaruar se pasaportat e qytetarëve të tjerë u konfiskuan pas kthimit në vendin e tyre, por arsyet pas këtyre lëvizjeve janë ende të panjohura.
Raportet thonë se autoritetet saudite të sigurisë kanë paraburgosur nëntë shtetasë të Bahrejnit, në fillim të kohës së Haxhit dhe iu kanë marrë pasaportat e tyre, duke i urdhëruar ata që të paraqiten tek autoritetet në fund të Haxhit. Kur ata më vonë u paraqitën tek autoritetet, ata u ndaluan dhe familjet e tyre thonë se kanë humbur kontaktet me ta që prej tre ditësh.
Bahrejnasit e arrestuar janë: Sejid Ibrahim Saejid Alawi Al-Shaherkani (Shaherkan), Hussein Xhassem Rashid (Dar Kleb), Abdulxhelil Hamza (Dar Kleb), Faisal Ibrahim Thamer (Dar Kaleb), Xhaafar Ashour (Dar Kleb), Mirza Abdulrahim Thamer ( Dar Kleb), Abdullah Ali Sultan (Dar Kleb), Ibrahim Habib Leith (Dar Kleb), dhe Rijadh Hassan (Al-Diraz).
Në fillim të muajit, autoritetet saudite arrestuan 229 indonezianë për dyshime për përpjekje për t'u bashkuar me ritualet e Haxhit, pa lejet përkatëse.
Ata supozohet se kishin paguar një sindikatë lokale për të ndihmuar ata të bashkohen me ritualet e Haxhit të këtij viti, pa pasur nevojë për të marrë dokumentet e nevojshme, dhe u arrestuan në dy strehimore të Haxhit për haxhinjt, në rrethin e Mekës.
Burimi: Bahrain Mirror