Izrael

Turqia lejoi hapjen e përfaqësisë së Izraelit në NATO

Turqia nuk  kundërshtoi, Turqia nuk përdori veton e saj, me të cilin mundësoi  hapjen e zyrës së përhershme të Izraelit në selinë e NATO-së në Bruksel. Me mos përdorimin e vetos Izraeli në selinë e NATO-së në Bruksel hapi zyrën e vet të përhershme e cila do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e Izraelit.

Ambasadori izraelit në Bashkimin Evropian Aharon Leshno-Year, paraqiti letrën kredenciale sekretarit të përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenebergut.

Leshno-Year deklaroi lidhur me hapjen e përfaqësisë së përhershme  të Izraelit në NATO se kjo paraqet për Izraelin një rëndësi tejet  të madhe për bashkëpunimin edhe më të mirë me NATO-në, në të cilin ceku se:” Hapja e përfaqësisë së përhershme të Izraelit në selinë e NATO-së në Bruksel do të mundëson që në rajon të kërkohet gjetja e një paqeje të qëndrueshme”.

Turqia me vite të tëra, që nga anëtarësimi i saj në NATO në vitin 1952, ka qenë kundër dhe ka përdor veton e saj për hapjen e përfaqësisë së përhershme të Izraelit në selinë e NATO-së në Bruksel.

Burimi: dunyabulteni.net