Kulturë

Përkthimet e Kur'anit shpërndahen falas në Suedi

Instituti Ndërkombëtar për Shkencë dhe Kulturë po shpërndanë përkthimet  e Kur'anit falas në gjuhë të ndryshme në mesin e refugjatëve në Suedi.

Sipas rrjetit të lajmeve al-Aluka,  përkthimet e Kur’anit janë shpërndarë në mesin e refugjatëve të sapo-ardhur në qytetin e Uppsala.

Kjo është pjesë e një plani të titulluar "Muhammed Resullallah (Muhammedi është i Dërguari i Zotit)", në bazë të cilit mijëra libra fetare falas, përfshirë  edhe përkthimet e Kur'anit, do të shpërndahen për  refugjatët  që vijnë në këtë shtet të Evropës Veriore.

Plani synon të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet fetare, për të nxitur dashurinë për Profetin e Shenjtë, të Islamit, Muhammedin (a.s.), për Islamin dhe për të paraqitur Islamin pranë jomuslimanëve.

Instituti Ndërkombëtar për Shkencë  dhe Kulturë në Suedi kërkon për të larguar keqkuptimet rreth Islamit dhe për të promovuar mësimet e vërteta të fesë Islame.

Burimi: IQNA News