Arabia Saudite burgos shtatë protestues
Arabia Saudite ka dënuar shtatë vetë me burg deri në 20 vjet për shkak se kanë marrë pjesë në protesta në lindje të vendit.
Të mërkurën, një gjykatë në
kryeqytetin, Rijad, i dënojë me burg shtatë
vetë nga gjashtë deri në 20 vjet për pjesëmarrje në demonstrata
anti-qeveritare që u zhvilluan në qytetin e Katif në Provincën Lindore.
Sipas medias shtetërore të vendit, protestuesit u dënuan, gjithashtu, sepse
brohoritën parulla kundër qeverisë si dhe për posedim të bombave të benzinës
dhe hedhjen e tyre në forcat e sigurimit të mbretërisë.
Në vitin 2012, familja Al Saud
urdhëroi arrestimin e 23 veprimtarëve shi’itë në Krahinën Lindore të Mbretërisë, ku
shumica janë musliman shi’itë.
Protestat anti-qeveritare janë intensifikuar
që nga nëntori i vitit 2011, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj
protestuesve në Katif, duke vrarë pesë protestues dhe shumë të tjerë të plagosur.
Aktivistët thonë se në Arabinë Saudite ka mbi 30.000 të burgosur politikë.