Femrat nga Anglia shkojnë në Siri të martohen me militantët
Disa femra britanike kanë udhëtuar për në Siri për t'u martuar me militantët që sponsorohen nga të huajt kundër qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad.
Sipas Press TV, duke cituar një
raport tronditës nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit ( ICSR )
në King 's College të Londrës, një numër në rritje i femrave britanike janë
martuar me burra nga grupet militante në Siri pas takimit të tyre në internet.
Ekspertët thonë se militantët kanë tërhequr
gjininë femërore duke iu postuar foto heroike dhe mesazhe në internet.
Së paku katër gra britanike, që vijnë
nga Londra, Portsmouth dhe Surrey, janë të njohura se janë martuar me militantë
anglisht - folës që luftojnë kundër qeverisë siriane.
Por hulumtuesit nga Kolexhi e Mbretëror
besojnë se numri është shumë më i lartë.
Femrat që dëshirojnë të martohen me
militantët e armatosur thuhet se fluturojnë jashtë, kinse për destinacionet
turistike në Turqi, për të shmangur dyshimin.
Çështja e të ashtuquajturit Xhihad el- Nikah ( Xhihad seksual ) u soll së pari, për qëllimin e mediave ndërkombëtare, në shtator të vitit të kaluar, kur u zbulua se dhjetëra femra tuniziane kishte udhëtuar në Siri për t'u martuar me militantët e huaj. Islami i vërtetë në asnjë mënyrë nuk miraton të ashtuquajturën Xhihad el- Nikah