Armëpushimi në Siri hynë në fuqi për Bajram
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë harmonizuar planin për imponimin e ndërprerjes së luftës në Siri dhe vendosjen e bazamentit për planin paqësor, ka deklaruar sekretari shtetëror amerikan John Kerry. Sekretari shtetëror amerikan ka thënë se armëpushimi në Siri do të hyjë në fuqi të hënën, në ditën e farë të festës myslimane, Kurban Bajramit dhe se do të zgjas në fillim plot shtatë ditë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë të bashkëpunojnë me forcat ruse me qëllim të luftës së përbashkët kundër ISISI-it dhe Al Nusrës. John Kerry duke qëndruar pran ministrit rus të punëve të jashtme Sergej Lavrovit pas bisedimeve një ditore maratonike, ka shpreh bindjen se ky plan do të sjell edhe bisedimet për ndërprerjen e luftës.
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë kumtuar planin me të cilin shpresojmë se do të zvogëlojë dhunën, do të zbus shkatërrimet dhe do të vazhdohet me bisedimet për paqe dhe tranzicionin politik në Siri, ka thënë Kerry. Shefi i diplomacisë ruse ka thënë se arritja e marrëveshjes do të ndihmojë në luftë kundër terrorizmit dhe dërgesat humanitare civilëve sirian. Sergej Lavrov ka thënë se qeveria e Sirisë është e informuar për marrëveshjen e arritur dhe është e gatshme që ta respektojë. Plani parasheh që forcat qeveritare të ndërpresin operacionet ofensive kundër opozitës në zonat e caktuara, ndërsa Washingtoni duhet të bind kryengritësit e matur që të distancohen nga ISIS-i, Al Nusra dhe grupet tjera ekstremiste. Sipas marrëveshjes , forcat qeveritare dhe kryengritëse do të duhet të tërhiqen nga zonat e demilitarizuara dhe të lejojnë dërgesat e ndihmave humanitare, posaçërisht në Halep.// globalcir