Iran: Meka dhe Medina janë prona të Islamit, jo të Al Saudit
Një zyrtar iranian është shprehur se Arabia Saudite i ka ndaluar iranianët qëllimisht që të kryejnë ritualin e peligrinazhit, Haxhin dhe se ajo nuk pranon që të diskutojë për të gjetur mënyra për të parandaluar përsëritjen e përplasjes vdekjeprurëse që ndodhi gjatë Haxhit të vitit të kaluar në Mina, në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës.
Shef i “Organizatës së Haxhit dhe Pelegrinazhit”, Said Ohadi Iranit në një intervistë me AFP, ditën e premte është shprehur se privimi i popullsisë besimtare të Iranit nga mundësia për të kryer ritualet e Haxhit ishte "e papranueshme", aq më shumë duke pasur parasysh listat e pritjes që zgjaten në 15-20 vjet.
Sauditët "besojnë se janë pronarë – dhe se Meka dhe Medina janë pronat e tyre." është shprehur ai dhe më pas vijon duke shtuar: "Jo, ato janë pronë e Islamit."
Incidenti tragjik në Mina ndodhi kur dy grupe të mëdha të pelegrinëve u shkëmbyen në një udhëkryq gjatë ceremonisë simbolike të goditjes me gurë të djallit në Xhamarat.
Personeli i Emergjencisë Saudite dhe pelegrinë të tjerë që gjenden pranë afër trupave të pajetë të mbuluarë me çarçafë në Mina, pranë qytetit të shenjtë të Mekkes, Arabia Saudite, 24 Shtator 2015.
Më shumë se 2,400 persona, duke përfshirë në këtë shifër të paktën 460 pelegrinë iranianë kanë humbur jetën gjatë kaosit të shkaktuar në Arabinë Saudite më 24 shtator 2015. Irani kishte numrin më të lartë të konfirmuar të vdekjeve gjatë këtij kaosi në Mina përsa i përket pelegrinëve me e kombësi të huaja. Nga ana tjetër, Arabia Saudite është shprehur se numri i viktimave në këtë incident ka qënë vetëm 770 të vdekur.
Irani ka anuluar pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra pelegrinë të tij në pelegrinazhin e Haxhit të këtij viti, i cili do të fillojë të shtunën, për shkak të të pengesave që ka krijuar Arabisë Saudite përsa i përket procedurave të iranianëve që kërkojnë të kryejnë ritualet Haxhit.
Ohadi ngre pyetjet: "Si mund të ftosh 1.5 milionë pelegrinë dhe të mos shqetësohesh aspak për të krijuar kushtet e sigurisë?"
"Shtatë mijë persona nga 39 shtete të ndryshme janë marterizuar, janë vrarë. Pse Arabia Saudite nuk u tregua aq e arsyeshme sa të mblidhje qoftë edhe njëherë të vetme delegatët e këtyre 39 vendeve dhe të uleshin të gjithë bashkë dhe të mendonin për një zgjidhje?"
Ai ka theksuar se, gjatë negociatave të këtij viti me zyrtarët sauditë, ata iu kthyen ajeteve kuranore në të cilat thuhet se kushdo që hyn në tokat e Arabisë Saudite gëzon "siguri të plotë".
Gjithashtu, ai ka theksuar se etapa e fundit e bisedimeve të fundit rreth haxhit ka qënë një telefonatë nga sauditët ku thuhej se pelegrinëve iranianë "u ndalohej që të krijojnë kontakt me myslimanët e tjerë nga vendet e tjera".
Ai ka shtuar se ndërsa sauditët bëjnë këtë kërkesë, ajetet kuranore theksojnë rëndësinë e bashkëbisedimit të të gjthë myslimanëve nga të gjitha anët e botës.
Ohadi është shprehur se homologu i tij saudit, Muhammed Salih Bentin ka shfaqur shqetësimin e tij se Myslimanët Shia të Iranit do të mundoheshin të konvertonin myslimanët sunni nga vendet e tjera të botës.
Zyrtari iranian i është përgjigjur kështu:
"Zoti ministër, ky pretendim është qesharak. Në Iran jetojnë 8 milonë sunni, ata janë gjenerata më e re nëpër universitete. Nëse ju nuk jeni gati që t’i pranoni iranianët në pelegrinazhin e Haxhit atëherë pranojeni me transparencë dhe vërtetësi se nuk do t’i pranoni. Pse? Sepse keni frikë se ata do të nxjerrin në dritë atë që ndodhi vitin e kaluar."
Më 27 Gusht, Ohadi është shprehur se Republika Islamike do të shfrytëzojë çdo mundësi që të vihen në vend të drejtat e viktimave të incidentit të vjetshëm në Mina.