Liban

Fjalimi i dytë i rrjetës së merimangës: Kalimi në sulm, pa u mbrojtur

Sejjidi ka realizuar një fjalim në të cilin futet thellë deri në realitetin e Izraelit. Zi ka dhënë mesazhe si të qarta ashtu edhe të kamufluara duke përfshirë këtu edhe një luftë që mund të përjetohet në të ardhmen, elementët e dobët të të gjithë rendit ushtarak të Izraelit, si dhe mesazhe që vërtetojnë se Rezistenca është një fondacion.

Fjalët që ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hasan Nasrallah në fjalimin e tij në cermoninë e dhjetë vjetorit të përkujtimit të fitores së luftës së Korrikut të vitit 2006 mund të cilësohen aq të forta sa që do ta detyrojë Izraelin që të vlerësojë nga fillimi rendin e saj politik dhe ushtarak dhe të kalkulojë edhe njëherë llogaritë e saj. Për më tepër, ata duhet të dëgjojnë me vëmendje dhe të interpretojnë çdo fjalë dhe term që Nasrallahu ka përdorur në fjalimin e tij. Si rezultat i eksperiencës e Hizbullahut në luftën e Sirisë, kapacitetit ai zotëron dhe përvojës që ka fituar në këto dhjetë vite, tashmë ka filluar të ndohen gjithnjë e më afër disa surpriza të cilat në fakt izraelitët kanë kohë që i presin.

Zgjedhja si vendndodhje për fjalimin ‘Rrjeta e merimangës’ – me anë të së cilit Sejjidi lëkundi të gjithë sistemet e Izraelit dhe hapi një faqe të re të ‘ndërgjegjësimit – të kryeqytetit të  që simbolizon luftën për pavarësi të luftës së vitit 2006 është një indikator i qartë që flet për rrezikun e madh që kanoset. Me rritjen e kësaj rrezikshmërie, rriten edhe më tepër mundësitë për të luftuar kundër grupimeve terroriste tekfirxhie dhe Izraelit; një tjetër tregues i zgjerimit të rrethit të rezistencës është se edhe biri i rënë dëshmorë ka përqafuar trashëgiminë e lënë nga babi i tij dëshmorë dhe gjyshi i tij dëshmor. Nisur nga këto pikëvështrime, analistët politikë e kanë interpretuar fjalimin “Rrjeta e dytë e Merimangës” në  dimensione dhe këndvështrime të ndryshme.

Këndvështrimi izraelit: Sejjidi ka realizuar një fjalim në të cilin futet thellë deri në realitetin e Izraelit. Zi ka dhënë mesazhe si të qarta ashtu edhe të kamufluara duke përfshirë këtu edhe një luftë që mund të përjetohet në të ardhmen, elementët e dobët të të gjithë rendit ushtarak të Izraelit, si dhe mesazhe që vërtetojnë se Rezistenca është një fondacion. Më pas ai e vazhdoi fjalën e tij në shpjegimin e vijueshmërisë së luftës së 2006-s, përfundimet e nxjerra prej saj dhe përvojës së madhe të fituar në luftën e Sirisë që vijon që prej pesë vitesh tashmë dhe sesi kjo e ka kaluar Rezistencën nga pozicionimi në mbrojtje në pozicionimin sulmues.

Megjithatë, çfarë kuptimi ka e gjithë kjo?

Të njëjtat rrethe të politikës shprehen se e gjithë kjo nënkupton se psa frazës së Izraelit “Edhe ne mund t’i sulmojmë ata, edhe ata mund të na sulmojnë neve” kanë ndryshuar balancat e përmbajtjeve të të dyja anëve dhe se kështu Izraeli nuk do të merrte një vendim për të filluar një luftë. Ndërsa rendi i ri është shndërruar në “T’i sulmojmë ata, përpara se ata të na vrasin neve”. Kjo është diçka që armiku, Presidenti Beniamin Neteniahu ka lënë të pretendohet kur ka prezantuar barazimin “Qetësi si përgjigje e Qetësisë”. Domethënë, pas dështimit të teorisë që armiku ka ndjekur gjithmonë – “luftë për të siguruar qetësi” u bë kalimi nga një balancim negativ në favor të tyre, në një balancim pozitiv... 

Këndvështrimi sirian: Qëndrimi i Sejjid Nasrallahut përsa i përket krizës së Sirisë ka qënë i qartë dhe i pandryshuar që prej ditës së parë – i cili konsiston në nevojën pëe zgjidhje politike. Në këtë mënyrë, Siria do të shpëtonte nga gjithë vuajtja, shkatërrimi dhe derdhja e gjakut. Mundësia që të arrihet në këtë zgjidhje është ende ekzistenciale, sepse është e pamundur që një luftë të zgjasë deri në pafundësi. Ende është në tavolina mundësia për një zgjidhje politike, pavarësisht faktit se Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të rajonit mështesin grupimet terroriste. Ndoshta, fakti që Sejjidi në fjalimin e tij iu drejtua arabëve drejtpërsëdrejti që të mos vazhdojnë t’i mbështesin grupimet terroriste ka qënë vetëm vazhdimi i fjalimit të tij të parë.

Rrethi i analistëve politikë theksojnë se të gjithë argumentët që u parashtruan në fjalimin i Sejjid Nasrallahut me titull “Rrjeta e Dytë e Merimangës” ishin argumentë që të linin të nënkuptoje se “Hizbullahu është i fortë si në terren, ashtu edhe në politikë”. Konkretisht, si më poshtë:

“Askush të mos mashtrohet nga iluzioni se mund të fitojë një luftë të vogël, apo të madhe në Halep, apo se mund të ndryshojë balancat e një pale tjetër.”