Këngëtari iranian Shahram Nazeri do të interpretojë në Los Angeles
Këngëtari i njohur iranian Shahram Nazeri do të të interpretojë në Teatrin Nokia në Los Angeles më 29 mars 2014.
Djali i tij kompozitor, Hafizi, dhe
indo-amerikani guru holistic, Deepak Chopra do të shoqërojë atë në koncertin e
titulluar Untold . Kjo
është një pjesë e Hafiz Nazerit i Projektit Simfonik Rumi.
Projekti Simfonik Rumi, siç
kuptohet nga titulli është një projekt që bashkon zërin e veçant të poetit
persian mistik, Rumiut, me strukturën harmonike të muzikës simfonike
perëndimore, kështu e përshkroi
projektin Hafez Nazeri në faqen e tij personale.
Albumi Untold është
planifikuar të dalë më 4 mars 2014. Ky album është regjistruar në katër vende
me mbi 35 artistë fitues të Grammy Award.
Në vitin 2007, Projekti Simfonik
Rumi, ka qenë ndërmarrja më e madhe, më pasionuese dhe më ambicioze e Hafiz
Nazerit deri më sot, ajo arriti kulmin, pas një pune të madhe, në përvjetorin e
800 të lindjes së poetit mistik persian, Rumiut.