Turqi

Seminar mbi letërsinë bashkëkohore persiane në Ankara

Një seminar mbi letërsinë bashkëkohore persiane u mbajt të shtunën në Zyrën Kulturore të Iranit në Ankara, Turqi.


     Një numër i dijetarëve iranianë dhe turq, duke përfshirë Kasemali Ferasat, Kavus Hasanli, Merjem Karehkhani dhe Mustafa Aslan morën pjesë në seminar dhe diskutuan për statusin e letërsisë persiane pas Revolucionit Islamik (1979).


     Prezantuesi i parë ishte Kasemali Ferasat, i cili rishqyrtoi letërsinë persiane pas revolucionit të cilën e konsideroi si literaturë e Mbrojtjes së Shenjtë,  lufta në mes Iranit dhe Irakut (1980-1988) e paraqiti letërsinë gjatë 30 viteve të fundit, e cila çoi në formimin e llojeve të reja të të shkruarit në  Iran.


      Kavus Hasanli, një profesor i letërsisë persiane në Universitetin e Stambollit, foli  për poezinë dhe tekstet lirike në literaturën bashkëkohore duke i analizuar format dhe konceptet e tyre dhe lexoi  disa shembuj.


     Çështjet shoqërore janë transmetuar kryesisht në formën e tekstit  në literaturën bashkëkohore të Iranit, krejt në kundërshtim me literaturën klasike e cila u përqëndrua në dashuri dhe misticizëm, tha Hasanli.


      Mustafa Aslan paraqiti një raport në lidhje me ndikimin e letërsisë persiane në Turqi, duke përmendur shkrimtarët dhe poetët iranianë para Revolucionit Islamik.


     Për arsye të panjohura, duket se nuk ka shumë interes në përkthimin e veprave të botuara në Iran, tha ai.


     Ai shtoi se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për të futur letërsinë persiane në vendin e tij, në Turqi.