Kosova

Protestë e dhunshme në Mushtisht , nuk pranojnë vizitën e sërbëve

Drejt Mushtishtit ishin nisur sot në mëngjes tre autobusë me serbë të zhvendosur në vitin 1999. e mëngjesit të sotëm banorët e fshatit Mushtisht, të komunës së Suharekës protestuan kundër ardhjes së serbëve në këtë fshat, të cilët kishin paralajmëruar pjesëmarrje në një festë fetare. Raportohet se serbët kanë vendosur të largohen dhe janë nisur për të shkuar në Manastirin e Zoçishtës në komunën e Rahovecit.

Që nga orët e hershme të mëngjesit banorë shqiptarë të Mushtishtit kishin bllokuar rrugën kryesore të fshatit për t’ua pamundësuar të ardhurve vizitën, pasi i akuzojnë ish-fqinjët për përfshirje në vrasjet, dëbimet dhe djegiet e shtëpive gjatë luftës.

Nexhmedin Krasniqi, shefi i Policisë rajonale në Prizren e bëri të ditur këtë lajmë duke thënë se:  “Edhe pse rruga ka qenë e liruar dhe e siguruar në drejtim të Mushtishtit, sërbët  nuk kanë pranuar të vijnë,”

Nga kjo protestë e Mushtishtit 24 protestues janë arrestuar, katër policë janë lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Këto raportohet të jenë pasojat e protestës së sotme në Mushtishtë të Suharekës.

Forcat e Policisë së Kosovës ndërhynë përsëri në Mushtisht, pasi protestuesve iu dha ultimatum 10 minutësh.

Gjatë ndërhyrjes ka edhe të arrestuar, e të lënduar, ndërsa protestuesit e qëlluan policinë me shishe dhe gurë.

Forcat e Policisë së Kosovës ndërhynë përsëri në Mushtisht, pasi protestuesve iu dha ultimatum 10 minutësh.

Gjatë ndërhyrjes ka edhe të arrestuar, e të lënduar, ndërsa protestuesit e qëlluan policinë me shishe dhe gurë.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}