Avionët e Arabisë kanë sulmuarcivilët musliman në Jemen
Nga sulmet më të fundit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, me dhjetëra civilë jemenas janë vrarë dhe plagosu.
Sipas një njoftimi të agjencisë Masira ta lajmeve, avionët sauditë kanë sulmuar sot provincën Saade në veriperëndim të Jemenit duke lënë të vrarë 5 civilë dhe plagosur shumë të tjerë. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë bombarduar rajonin Xhebel Ahmar në qytezën Sehar të provincës Saade. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite sot sulmuan përsëri zonën 9 të kryeqytetit Sana. Ndërsa kanali informativ Al Alam njofton se avionët sauditë kanë bombarduar bazën ushtarake të zonës 9 në kryeqytet dhe rajonin Zale të provincës Taiz. Forcat dhe komitetet popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite kanë sulmuar me raketa dy baza ushtarake të Arabisë Saudite në rajonin Nexhran.