Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Armatimi i fortë mundëson mbrojtje të fortë

Hysejnija e  imam Homeinit të ndjerë ka mirëpritur ekspozitën e të arriturave më të reja të industrisë ushtarake të Ministrisë së mbrojtjes së Iranit si dhe mbështetjes logjistike ushtarake të Republikës Islamike të Iranit.

Ajatullah sejid Ali Hamenei, komandanti i forcave të armatosura të Iranit gjatë dy orëve ka inspektuar teknologjinë e avancuar autoktone iraniane të cilët janë produkt i ekspertëve novator vendor iranian, e të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura iraniane.

Lideri i Revolucionit islamik iranian më pas në prezencën e ministrave, zyrtarëve, nëpunësve, hulumtuesve, ekspertëve të Ministrisë së mbrojtjes së Iranit ka theksuar se shtimi i fuqisë mbrojtëse ushtarake të Iranit është e drejta natyrore e vendit tonë, dhe ka cekur domosdoshmërinë e vazhdimit me sukses edhe më të madh të këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë.

Sipas fjalëve të tij, në botën në të cilin jetojmë, ekzistojnë fuqitë agresive të cilët nuk kanë kurrfarë parime morale dhe të cilët kryejnë agresione  mbi vendet tjera, vrasin civilët e pafajshëm dhe shkatërrojnë të mirat materiale të tyre, për këtë shkak është normale që neve të zhvillojmë fuqinë mbrojtëse në atë nivel sa që agresorët potencial nga frika prej kësaj të mos mund të mendojnë e lere më të kryejnë ndonjë agresion të mundshëm mbi vendin tonë.

Ajatullah Hamenei ka shpreh kënaqësinë me atë që ka parë në ekspozitën e përgatitur, dhe ka thënë se kënaqësi të posaçme sfidon premisa se ekspertët vendor iranian të gjitha këto kanë prodhuar. Theksoi se në botën në të cilin jetojmë vendet agresore vrasin civilët e pafajshëm dhe për këtë nuk përgjigjen para asnjë organi ndërkombëtar penal, për këtë arsye është e nevojshme zhvillimi maksimal i forcës mbrojtëse që në të ardhmen për shkak frikës të mos mund as të mendojnë e lere më të kryejnë ndonjë akt të tillë agresiv ndaj vendit tonë.

Lideri i Revolucionit islamik ka theksuar se megjithatë ekzistojnë kufizimet e caktuar në industrinë mbrojtëse e që janë të lidhur me shkatërrime në masë, të cilat sipas Islamit janë të ndaluara. Më tutje ceku se mendimi se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vie gjer te marrëveshja është e gabuar, pasi që ” amerikanët në përgjithësi nuk kanë dëshirë marrëveshjet e arritura, por duan që të imponojnë tjerëve dëshirën e tyre”, gjë që, sipas fjalëve të tij, kaherë është e mirënjohur për iranianët.

Burimi: irib.ir