Fëmiu i verbër e mësoi Kur’anin përmendësh duke dëgjuar radion
Pesë vjeçari Hussein Muhammed Tahir, i verbër që nga lindja, ka arritur të bëhet hafiz i Kur’anit
Ai e mësoi Kur'anin e Shenjtë duke dëgjuar radion.
Tregimi rreth fëmiut filloi në Jeddah, ku babai i tij, duke e ditur se ai nuk do të jetë në gjendje të shikojnë TV, i bleu atij një radio.
Babai, Muhammed Tahir, tha se ai e kishte fiksuar frekuencëne radios në një stacion që transmetonte Kur'anin 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në mënyrë që djali i tij mund të zhvillonte shprehinë për të dëgjuar këndimin e Kur’anit.
Unë as që e kam imagjinuar se ky fëmi do të përfitojë nga radio për të mësuar Kur’anin përmendësh, tha ai.
Për tre vjet, babai, Muhammed Tahir nuk e kuptojë se djali, Husseini e mësoi përmendësh Kur’anin,Librin e Shenjtë, përmes radios.
Pasi ata u zhvendosën nga Jeddah në Medine, fëmija e pyeti babain e tij që ta marrë atë në Xhaminë e Pejgamberit.
Kushti për të marrë atë atje, në xhami, tha babai, ishte që të këndoi disa ajete të Kur’anit nga surja El-Bekare.
Fëmiu e këndoi tërë suren el-Bekare, gjë që e befasoi të atin shumë.
Muhammed Tahir tha se ai mori fëmijën e çoj te disa hafizë të Kur’anit për për të konfirmuar nëse fëmija e kishte memorizuar plotësisht Kur'anin e Shenjtë. Ata e konfirmuan se djali, Husseini e ka mësuar tërë Kur’anin përmendësh dhe i thanë se djali ka nevojë vetëm për disa rregulla mësimore gjatë këndimit të Kur’anit.
Husseini u pranua në një Rreth të Hafizëve të Kur’anit që janë të verbër në Xhaminë e Pejgamberit (a.s.) në Medine.
Kjo më bëri të harroi të gjitha vështirësitë që kam pësuar gjatë viteve, që kur lindi djali i verbër dhe me disa aftësi të kufizuara në njërën dorë, tha me shumë mirënjohje, Muhammed Tahir.
Burimi: al-Bawaba