İslamofobe

Zyrtarët: Zjarri në Xhaminë e Tampa-s ishte zjarrëvënie, thonë zyrtarët

Një zjarr që ka shkaktuar  dëm në vlerë prej $ 25.000 (dollar) të një xhamie  në Busch Boulevard në Tampa, Florida, në këtë muaj, ishte zjarrvënie, sipas Tampa Fire Rescue. 

Mostrat e marra nga skena dëshmojnë  se xhamia u dogj me benzinë, tha zëdhënësi i  zjarrfikësve, Jason Penny.

Xhamia u kaplua nga zjarri me 5 gusht 2016, pesë dhomat  kryesore të  ndërtesës u mbushën me tym, dhe zjarrfikësit shuan flakët brenda 15 minutave. Askush nuk u plagos. 

Fillimisht, hetuesit thanë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një kabllo elektrike nga një frigorifer i vogël në zonën kryesore të xhamisë.

Zyrtarët e xhamisë u thanë  hetuesve se ata janë të shqetësuar se mund të ketë qenë dikush jashtë ndërtesës natën para zjarrit. Dyert e kondicionerit  janë gjetur të hapura, tha zëdhënsi i zjarrëfikësve Jason Penny, por nuk kishte asnjë provë të qartë se dikush  kishte bërë diçka.

Testet treguan se  benzina ishte e ​​pranishëm jashtë dhe brenda xhamisë, tha Jason Penny.

Policia në Tampa Bay ka ofruar shpërblim prej  3.000 dollar për secilin  që informon diçka që çon për të arrestim.

Burimi: Tampa Bay Times