Turqi

Parlamenti i Turqisë ratifikoi marrëveshjen nënçmuese me Izraelin për Mavi Marmaranë

Me 31 Maj 2010, Izraeli sulmoi flotën humanitare Mavi Marmara në ujërat ndërkombëtare e cila ishte nisur drejt Gazës për të çarë bllokadën që ishte vënë nga Izraeli vite me radhë. Me atë rast janë vrarë 10 humanitarë turk ndërsa rreth 100 të tjerë janë plagosur. Dëshmorët e vrarë nga forcat speciale ushtarake izraelite ishin:  İbrahim Bilgen – Siirt, Ali Haydar Bengi , Cevdet Kılıçlar , Çetin Topçuoğlu  , Necdet Yıldırım  , Furkan Doğan , Fahri Yaldız , Cengiz Songür, Cengiz Akyüz dhe  Süleyman Uğur Söylemez.

Me marrëveshjen e ratifikuar e cila është nënçmuese për palën turke, ndërsa shumë e favorshme për palën izraelite, është paraparë që familjarëve të dëshmorëve të vrarë të paguhet dëmshpërblimi prej 20 milion dollar, dhe brenda 25 ditëve nga ana  izraelite do të transferohet tek qeveria  turke, e cila më pastaj do të bënë shpërndarjen e tyre. Për këtë kompensim ,pala turke do të heq dorë nga të gjitha paditë që janë bërë në Turqi apo që do të bëhen në të ardhme kundër ushtarëve dhe eprorëve izraelit. Por në rast se eventualisht do të vazhdojnë proceset gjyqësore kundër izraelitëve, të gjitha shpenzimet gjyqësore apo kompensimet eventuale do të shkojnë në llogari të shtetit të Turqisë. Marrëveshje nënshtruese e llojit të tillë në historinë e re turke nuk është shënuar, e paradoksale është që një Parlament si është ai i Turqisë do të mund të ratifikonte një marrëveshje të tillë. Merreni me mend, ushtarët izraelit vranë 10 shtetas të Turqisë, ndërsa tani me përfundimin e proceseve gjyqësore shteti i Turqisë do të jetë ai i cili do të paguan dëmshpërblimin për shtetasit e vetë të vrarë nga Izraeli, ndërsa Izraeli është i liruar nga të gjitha obligimet gjyqësore në rastin e Mavi Marmarasë.

Teksti i plotë i marrëveshjes së ratifikuar nga ana e Parlamentit të Turqisë lidhur me flotën humanitar të Mavi Marmarasë:

Turqia dhe Izraeli janë dakorduar në frymën e marrëveshjes së arritur  për këto çështje të poshtëshënuara:

1.     Qeveria izraelite, për ngjarjen e ndodhur me 31 maj 2010 lidhur me incidentin e ndodhur me flotën e Mavi Marmarasë, familjarëve dhe të afërmve të viktimave do të paguaj kompensimin në llogarinë e hapur bankare nga qeveria turke shumën prej 20 milion dollar amerikan.

2.     Shuma e përgjithshme e lartshënuar do të paguhet. Qeveria e Turqisë do të vë në dijeni llogarinë e bankës qeverisë izraelite nëpërmjet kanaleve diplomatike. Izraeli sipas kësaj marrëveshje të arritur në afatin prej 25 ditësh do të bëjë transferin e kësaj shumë në llogarinë bankare.

3.     Shpërndarjen e shumës së lartcekur do të bëjë qeveria e Turqisë sipas mënyrave të veta të përcaktuara, dhe për këtë çështje kurrfarë përgjegjësie nuk do të bie mbi qeverinë izraelite.

4.     Kjo marrëveshje do të përjashtojë plotësisht nga çdo përgjegjësi në lidhje për kërkesën e çdo penalizmi ligjorë që është bërë apo që mund të bëhet në Turqi në mënyrë të drejtpërdrejtë për çështjen Mavi Marmara nga Republika e Turqisë ose nga personat fizikë ose juridikë turq ndaj qytetarëve izraelitë dhe atyre që veprojnë në emër të Izraelit.

5.     Nëse ndonjë person fizik ose juridik nga Turqia apo ndonjë person në emrin e tyre parashtron kërkesë për dëmshpërblim kundër qeverisë izraelite ose ndaj personave fizikë, pavarësisht nga dispozitat e mësipërme, qeveria turke do ti paguajë qeverisë së Izraelit, apo atyre që veprojnë në emër të saj të gjitha humbjet, shpenzimet, dëmet dhe kostot.

6.     Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi nga data e marrjes së njoftimit të fundit me shkrim të kryer mes palëve nga kanalet diplomatike me njëri-tjetrin, se janë plotësuar procedurat e brendshme ligjore që janë të nevojshme për hyrjen në fuqi.

 

Kjo marrëveshje, është arritur me 28 qershor 2016 në Ankara dhe Jerusalem në kopje të shkruara në gjuhën turke, hebreje dhe angleze. Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje eventuale gjuhësore, teksti në anglisht do të merret parasysh.

Burimi: milli gazete