Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Ajetullah Sejjid Ali Hamenei: Hegjemonia globale nuk ështe armiqësore ndaj Islamit laik

Udhëheqësi  i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei  ka thënë se armiqtë e popujve muslimanë nuk kanë armiqësi ndaj një versioni të Islamit laik , që do të thotë se feja nuk ka rol në çështjet social-politike.

Në një takim të dielën me një grup hoxhallarësh  dhe imamë të Namazit të Xhumasë në Teheran, me rastin e Ditës Botërore të Xhamisë, udhëheqësi  tha se një Islam laik, i cili është i kufizuar në adhurim individual ose kolektiv, nuk është subjekt i armiqësisë për fuqitë dominuese-autoritare.

Fuqitë e mëdha janë kundër një Islami të fuqishëm i cili hedh themelet për një sistem socio-politike dhe udhëzon popujt drejt përparimit, shtoi Ajetullah Hamenei.

Me këtë rast ndërkombëtare, Dita Botërore e Xhamisë, udhëheqësi, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei  tha se Irani me këmbëngulje kërkoi që Organizata e Bashkëpunimit Islamik  të caktojë 21 gushtin si Dita Botërore e Xhamisë si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen për djegien e Xhamisë al-Aksa në Jerusalem, nga Izraeli në vitin 1969.

Në këtë ditë 47 vite më parë, Xhamisë al-Aksa iu vu zjarri nga një kolon australian në koordinim me zyrtarët izraelitë dhe forcat ushtarake. Zjarri dogji  krahun juglindor të Xhhamisë al-Aksa.