Rusia

Rusia mori në përdorim bazën iraniane në Hamadan

Portali i njohur izraelit ushtarakako-analitik  Debka ka publikuar se në bazën iraniane ajrore “Noxhi” në Hamadan  nuk janë stacionuar vetëm bombarduesit rus Tu-22 M3 dhe Su-34 por edhe sistemet mbrojtëse raketore

 S-400 për të i mbrojtur, e me këtë edhe vet bazën iraniane në perimetër prej 250 gjer në 400 km. Duke u thirrur në burimet e veta ushtarake Debka thekson se në pistën e aeroportit “Noxhi” ka ateruar edhe avioni rus i transportit

An-124”Ruslan” i cili ka sjell sistemet raketore S-400 dhe S-300. Agjencia e lajmeve e forcave të armatosura të Iranit e ka përkthyer këtë informatë të portalit izraelit Debka në persishte dhe e ka vendosur në mes të 10 top lajmeve. Këtë informatë akoma nuk  e kanë demantuar as ana ruse e as ana iraniane. Debka cek se avio-baza iraniane që nga fillimi i korrikut është përgatitur për aterrimin e bombarduesve rus, duke u zgjeruar pista e saj, janë hapur serviset për nevojat e avionëve rus si dhe janë ndërtuar hapësira banimi për pilotë rus dhe avio-mekanikët rus. Në qoftëse kjo është e saktë, kjo do të thotë se tani koalicioni amerikan në Lindje të Afërt gjendet në sandviç të radarëve rus dhe sistemeve më bashkëkohore kundërajrore S-400 të cilët tani vështrojnë edhe

” nga ana perëndimore të Sirisë si dhe ana perëndimore e Iranit”. Nuk është kurrfarë befasie që  sot ministrja e aviacionit ajror amerikan Debora Li Xhejms ka dërguar kritika të rrepta në llogari të aviacionit rus. Avionët e forcave ajrore-kozmike të Rusisë duhet të sillen më mirë gjatë afrimit me anijet amerikane, ka deklaruar në brifing me gazetarët. Pilotët profesional ushtarak nuk bën të bëjnë manovra mbi avionët vëzhgues dhe nuk duhet të fluturojnë ultë mbi anijet ushtarake të cilët gjenden në ujërat ndërkombëtare, ka deklaruar ajo. Ndërsa ministria e mbrojtjes së Rusisë ka theksuar se të gjitha fluturimet e avionëve rus kryhen strikt konform  drejtave ndërkombëtare  të shfrytëzimit të hapësirës ajrore.

Ish shefi i diplomacisë ushtarake ruse-gjeneral-koloneli Leonid Ivashov, ka vlerësuar se paraqitja e avionëve rus në bazën iraniane në Hamadan, së bashku me qendrën e përbashkët në Bagdad i cili koordinon veprimet e Irakut, Iranit, Sirisë dhe Rusisë kundër ISIS-it, dhe se në Lindjen e Afërt është paraqitur aleanca serioze politiko-ushtarake.

Më tej ai shtoi:” Tani në Lindjen e Afërt nuk dominojnë më si gjer tani SHBA-ja, Turqia dhe Arabia Saudite, por Rusia, Iraku, Irani dhe Siria. Dhe pozicioneve të tyre është i përafërt edhe Egjipti.”Bombarduesit rus në Iran edhe më shumë do të komplikojnë edhe ashtu situatën e vështir për SHBA-të”, ka deklaruar gjenerali rus.

Burimi: globalcir