Ushtria e Egjiptit shkatërron 10 tunele në Gaza
Ushtria egjiptiane ka rrënuar edhe dhjetë tunele tjera në kufirin me Rripin e Gazës, e cila gjendet nën bllokadën e regjimit Zionist qe 79 muaj.
Sipas Press TV, tunelet u shkatërruan të shtunën si pjesë e fushatës së qeverisë të emëruar nga ushtria për të shtrënguar lakun rreth qafës palestinezëve që jetojnë në Gaza.
Ushtria egjiptiane ka shkatërruar qindra tunele pasi që rrëzoi kryetarin e parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammed Mursi, në një grusht shtet në korrik të vitit të kaluar. Tunelet janë litar shpëtimi i vetëm për banorët e Gazës që jetojnë nën rrethimin Izraelit.
Palestinezët përdorin tunelet për të sjellë furnizimet kryesore në Rripin e Gazës si gjërat ushqimore, gazin për zierje, ilaçet, benzinën, bagëtinë etj.