İran

Imami i Namazit të Xhumasë përqesh fuqitë hegjemoniste për përpjekje për të ringjallur Organizatën e Muxhahedinëve të Pupullit (MKO)

Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran, Ajetullah Ahmed Ahmed  Hatami ka përqeshur fuqitë hegjemoniste për përpjekje për të ringjallur Organizatën terroriste Muxhahidinët e Popullit (MKO) .

Ai i bëri këto komente në Hytben (Predikimin) e Ditës së Xhuma.

Ajetulla Ahmed Ahmed  Hatami  tha se Organizata e Muxhahidinëve të  Popullit (MKO) ka të kaluarën më të errët para iranianëve dhe se ata kanë kryer 17.000 vrasje kundër njerëzve të pafajshëm, si pjesë e krimeve të tyre të rënda penale.

Çfarëdo që ju sot jeni duke dëgjuar për Daesh (ISIS-in), ka ndodhur në vitet 1981-1982 në Iran nga Organizata e Muxhahidinëve të Popullit  (MKO.)

Organizata e Muxhahidinëve të Popullit (MKO) ka punuar me Ushtrinë e Irakut nën diktatorin e regjimit rakian të Sadam Huseinit, kur ata pushtuan Iranin në vitin 1980 dhe ka vazhduar  me bashkëpunuar me ushtrinë e Sadam Huseinit duke vrarë irakianët muslimanë shiitë që jetojnë në Irakun jugor dhe popullsinë kurde të Irakut dhe tani janë duke bashkëpunuar me ISIS në Irak dhe Siri për të vrarë muslimanët.

Organizata e Muxhahidinëve të Popullit (MKO)  po merr sasi të madhe parash nga qeveria saudite për spiunazh kundër Republikës Islamike të Iranit.

Ajetullah Ahmed Hatamit  i vjen keq që qeveritë e caktuara janë duke brohoritur sloganin e fushatës kundër terrorizmit, por ato po mbështesin    Organizatën e Muxhahidinëve të Popullit (MKO), duke treguar se axhendat  e tyre nuk janë të drejtat e njeriut dhe ballafaqimi me terrorizmin.

Ajetullah Ahmad Hatami vlerësoi Imam Humejnin për vendimin e tij në vitin 1988 për të dënuar me vdekje anëtarët e Organizatës së Muxhahidinëve të Popullit (MKO), dhe e quajti atë vendim i bazuar në Kur'an i cili i ka shërbyer popullit të Iranit.

Burimi: IRNA