Kosova

Xhamia e Dervish Çelebiut (Jenimahallës)

E ka ndërtuar Dervish Çelebiu në gjysmën e dytë të shekullit XVI-të, para vitit 1571, dhe se gjatë regjistrimit të sanxhakut të Prizrenit në vitin 1571 ai ishte akoma i gjallë. Xhaminë e ka ndërtuar në lagjen Jeni Mahallë, e cila gjendet afër Xhuma xhamisë, dhe ishte një lagje e re sapo ndërtuar. Për mirëmbajtjen e xhamisë Dervish Çelebiu ka lënë vakëf  shumën prej 80.000 akça[1].

Poashtu xhamia e Dervish Çelebiut është e përmendur edhe në Kronikën e Mehmet  Tahir efendiut, për të cilin xhami ka shkruar:” I thoshin dervish Çelebi një personi që ka ngritur një xhami në pjesën kryesore të qytetit tonë. Edhe këtë si të tjerët e meremetonin banorët tanë, i thoshin xhamia e Jenimahallës ( mahallës së re). Pranë saj është varrosur Xhafer efendiu,  i cili ka rënë dëshmor në luftë kur kam lindur unë”[2].

Në vitin 2005 xhamia është rrënuar tërësisht përveç minares së saj dhe në vend të saj është  ndërtuar godina e re e xhamisë, përurimi i së cilës u bë kohë më parë. Përndryshe në popull njihet me emrin xhamia e Jenimahallës sipas emrit të lagjes në të cilin graviton xhamia.


        [1] Т, Катић, Опширни попис Призренског санџака из 1571. године, Београд: Историјски институт, 2010. fq.552

 

[2] Nehat Krasniqi:”Kronika(Menakib) e Tahir efendiut, burim i rëndësishëm për historinë e kulturës  në  Prizren gjatë periudhës turko-osmane”, Edukata Islame, nr.57, Prishtinë, 1995, fq.88