Kosova

Zv. presidenti amerikan Joe Biden nuk e takon opozitën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një intervistë për “ Ora neps” thotë se megjithatë pret që ndërkombëtarët ta kuptojnë se kush janë krerët e shtetit të Kosovës dhe se ndërkombëtarët nuk mund ta ndihmojnë Kosovën duke e lavdëruar pushtetin e tanishëm.

Ymeri nuk ka dashur të komentojë faktin që zëvendës/Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk takoi përfaqësues të opozitës. Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe dhe Demarkacioni janë marrëveshje të vdekura, dhe sipas tij,  nëse do të ratifikohen, kriza në Kosovë do të thellohet, ndërsa opozita e ka gati reagimin e saj.