Në SHBA u vra imami dhe myezini
Imami dhe ndihmësi i tij, myezini u vranë ditën e djeshme në New York, lajmëruan mediat amerikane duke u thirrur në burime policore . Atentatori ka vrarë dy njerëz duke i shkrepur plumba në kokë nga afërsia dhe më pas ka ikur me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes.
Vrasja ka ndodh në kuartin Queens të New Yorkut në afërsi të xhamisë. Hansk Sautner nga policia e New Yorkut ka identifikuar imamin 55 vjeçar, Maulam Akonji, ndërsa ndihmësi i tij, myezini i cili ndërroi jetë pas sulmit në spital, akoma nuk është identifikuar.
Burimet për këtë krim nuk cekin motivet e vrasësit, i cili pasi që ka shkrep mbi imamin dhe ndihmësin e tij në afërsi të xhamisë, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia akoma po gjurmon atë. Imami ka qenë me prejardhje nga Bangladeshi i cili ka ardhur në detyrën e imamit të xhamisë në New York para dy vite. Sipas raporteve nga vendi i krimit, shumica e atyre që janë gjet në afërsi të ngjarjes konsiderojnë se ka të bëjë me vrasje nga urrejtja ndaj myslimanëve.
Khairul Islam i cili ishte në xhami konsideron se fajtori indirekt për këtë vrasje është kandidati republikan për president Donald Trumpi. “ Trump dhe paraqitjet e t’ia dramatike kanë krijuar islamofobinë”, ka deklaruar Islami për gazetën Daily News. Donald Trumpi në paraqitjet e t’ia publike shpesh ka bërë thirrje për ndalimin e hyrjes së imigrantëve mysliman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.