Turqi

Ministri i Jashtëm i Iranit merr pjesë në faljen xhumasë në Ankara

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, i cili është në një vizitë zyrtare në Turqi, mori pjesë në faljen e namazit të xhumas në Ankara.

Ai shoqëroi  krytarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kryeministri, Binali Yildrim, dhe Ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu në namazin e xhumasë.

Pas hytbes, predikimit apo ligjëratës fetare dhe namazit, Rexhep Tajip Erdogan në fjalimin e tij theksoi se diplomati i lartë iranian është  duke  marrë pjesë në këtë ngjarje fetare, i cili është përshëndetur nga besimtarët të cilët me tekbire thërrisnin Allahu Ekber, për të mirëpritur Ministrin e Jashtëm të Iranit, Muhammed Xhevad Zarif Zarif.

Më herët, Ministri i Jshtëm i Iranit zhvilloi bisedime me Erdoganin, Yildrimin, dhe Kavusoglun, ku diskutuan  çështjet  dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.   

Kjo ishte vizita e parë në vendin fqinj nga një zyrtar i lartë iranian që nga grush-shteti në tentativë i 15 korrikut 2016 në Turqi.

Irani ishte ndër vendet e para që dënoi grushtin e shtetit dhe shprehu mbështetje për demokracinë e popullit turk.

Burimi: IQNA News