İran

Ajetullah Muhammed Imami Kashani : Mbretëria Saudite mbështetëse e ISIS-it

Ajetullah Muhammed Imami Kashani
Ajetullah Muhammed Imami Kashani

Duke iu drejtuar besimtarëve gjatë hytbes, predikimit, të xhumasë në Teheran, Ajetullah Kashani Imami-kritikoi Mbretërin  Saudite për mbështetjen, trajnimin  dhe furnizimin  e terroristëve tekfiristë.

Në hytben, predikimin e ditës së xhuma  në Universitetin e Teheranit, Ajetullah Muhammed  Imami-Kashani ka thënë:

 Familja Saudite pretendon të jetë kujdestare  dhe shërbëtore e dy Xhamive të Shenjta, në Meke dhe Medine, por ajo është për prishjen, ajo maskohet prapa vendeve të shenjta.

Duke thënë se gënjeshtrat e regjimit saudit janë ekspozuar, hoxha i njohur iu referua krizës në vendet e rajonit, si në Palestinë, Liban, Jemen, Bahrejn, Siri dhe Irak dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Bashkuara dhe Izraeli thurrin komplote  për të shkatërruar Botën Islame.

Ai shtoi: Ne shohim se si ata janë duke arritur qëllimet e tyre me ndihmën e petrodollarëve sauditë përmes çfarë ata po bëjnë në Jemen dhe se si ata e krijuan dhe trajnuan ISIS-in, shtoi ai. 

Ajetullah Imami-Kashani gjithashtu bëri thirrje për më shumë besnikëri ndaj parimeve të Qëndresës  Ekonomike dhe pohoi se një vend islamik duhet të ketë një ekonomi të fuqishme, pa humbjen e energjisë dhe burimeve.

Burimi: Tasnem News Agency