Kulturë

Shërbyesit në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait marrin pjesë në seancë Kur'anore në Qerbela

Një grup i shërbëtorëve të Xhamisë së Shenjtë  të Imam Rizait (a.s.) morën pjesë në një Sesion Kur'anor  mbajtur në Xhaminë e Shenjtë të Al Abbas-it  (a.s.)  në Qerbala, Irak.

Sipas faqes të internetit Al-Kafeel, programi u organizua nga Instituti i Kur'anit të Shenjtë në bashkëpunim  me  Kujdestarinë e Institutit Islamik të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait, në ditëlindjen e përvjetorin të tetë të Imamit të pastër, Imam Rizait (a.s.).

Pjesëmarrësit në Amir Al-Kurra të Programi  Kur'anor në Irak gjithashtu morën pjesë në seancë.

Bahauddin Jasim, një  këndues adoloshent i Kur’anit, këndoi ajete nga  Kur’ani në përputhje me stilin e Shejh Hafiz Ismail Khalil, këndues i famshëm i Kur’anit nga Iraku.

Programi vazhdoi me këndimin e Kur'anit nga Muhammadreia Shafi,      këndues i Kur’anit  dhe mejzin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait,  eulogjitë u kryen nga Hashim Abbas, dhe këndimi i Kur'anit vazhdoi nga një grup i pjesëmarrësve në këtë program. 

Grupi iranian duke mbajtur flamurin e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait (a.s.)  udhëtoi për në Irak në festivalin  e Dhjetë Ditor  (ditët ndërmjet ditëlindjes të përvjetorit të  Hazreti Ma'sumeh dhe Imam Rezait).

Edicioni i dytë i programit  Amir Al-Kurra është duke u zhvilluar në Xhaminë e Shenjt të Al Abbasit  (a.s.) në Qerbela.