Program special në Merv në përvjetorin e lindjes të Imam Rizait (a.s.)
Një program special është planifikuar të mbahet në qytetin Merv në Turkmenistan në këtë fundjavë, me rastin e përvjetorit të lindjes të Imam Rizait (a.s.).
Atasheu Kulturor Iranian në Turkmenistan, Muhammed Xhevad Abulghassemi tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA që Festivali në përvjetorin e lindjes të Imam Rizait do të mbahet në një vend në qytetin Merv që është i njohur si Ghadamgah - Vendi i Këmbës, ku është një pllakë guri që besohet të jenë dy gjurmët e këmbëve të Imam Rizait (a.s.).
Ai tha Kryetari i Organizatës Islamike për Zhvillim i Iranit , Sejjid Mehdi Khamoushi, si dhe një numër i zyrtarëve Turkmenë dhe populli do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Muhammed Xhevad Abolghassemi gjithashtu vuri në dukje se Qendra Kulturore Iraniane në këtë vend të Azisë Qendrore ka publikuar tetë vepra për jetën dhe veprat e Imam Rizait (a.s.) përkthyer në gjuhën turkmene dhe në gjuhën ruse.
Muslimanët, sidomos muslimanët shiitë, për rreth botës do të festojnë përvjetorin e lindjes të Imam Rizait (a.s.) të dielën, më 14 gusht 2016.
Programe të ndryshme do të zhvillohen për të shënuar këtë ngjarje në Iran dhe shtete të tjera.
Burimi: IQNA News