Kulturë

Garat Vjetore Kur’anore u mbajtën në Londër

Qendra Islame ‘Imam Hussein’ (a.s.) në kryeqytetin e Anglisë, në Londër, kohët e fundit ka mbajtur Garat Vjetore Kur'anore
Qendra Islame ‘Imam Hussein’ (a.s.) në kryeqytetin e Anglisë, në Londër, kohët e fundit ka mbajtur Garat Vjetore Kur'anore

Sipas Agjencisë së Lajmeve Qaaf, Garat Kur’anore u mbajtën në këndimin e Kur’anit, Texhvid dhe Tertil.

Në Garat Kur’anore në Londër morën pjesë 20-të këndues të Kur’anit, të cilat u mbajtën  vetëm për meshkuj, thuhet në raport.

Tre ekspertë të Kur'anit, Sejjid Xhelal Masoumi, Sejjid Munir al-Hakim dhe Mustafa al-Ali  bënin pjesë në panelin e jurisë.

Ata përzgjodhen  si fitues Sejjid Xhafer al-Hakimin dhe Muhnad Falih në këndimin e Kur’anit, në kategoritë Tertil dhe Texhvid, respektivisht.

Qendra Islame ‘Imami Hussein’ (a.s.)  është themeluar nga një grup i muslimanëve shiitëve afganë që jetojnë në Angli rreth 5 vjet më parë.

Qendra Islame ‘Imam Husseein” në Londër rregullisht organizon programe të ndryshme Kur'anore, duke përfshirë edhe Gara Kur’anore, nën  mbikëqyrjen  mjeshtrit të Kur'anit,  Sejjid Xhelal Masumi.

Burimi: IQNA News