Një Garë Kur’anore për rininë muslimane u mbajtë në Michigan, SHBA
Gara Kur’anore është organizuar në margjinat e Konferencës së 12-të Vjetore Kombëtare të Kongresit Musliman, dhe është mbajtur në Dearborn, Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 5 gusht deri më 7 gusht 2016.
Sipas muslimcongress.org, është arritur nën kujdesin e kënduesit të Kur’anit të botërisht, Abazar Vahidi.
Kishte dy grupmosha dhe tri kategori për Garën Kur'anore.
Të rinjtë e moshës deri në 16 vjet konkuruan në mësimin përmendësh të Kur’anit (Hivzin) një xhyz apo pjesë të Kur’anit, këndimin e Kur’anit (Kiraaet) të Xhyzit të 30-të, dhe komenti i (Tefsiri) i sureve El-Masad, El-Fil, Al-Kafirun, Al-Nasr, dhe Al-Ma'un.
Në grup-moshën e dytë, mbi 16-të vjet garuan në mësimin përmendësh të dy xhyzeve të njëpasnjëshme, këndimin e xhyzit 29, 30, dhe Tefsirin e sureve El-Nebe 'dhe Al-Insaan.
Konferenca e 12-të Vjetore Kombëtare e Kongresit Musliman, u ndoq nga një numër i dijetarëve të cilët trajtuan tema të ndryshme në seancat e konferencës.
Ngjarje të tjera në konferencë përfshihen Një Shërbim Martese), Mbrëmja Poetike organizuar nga të rinjtë, Kamp Mjekësor, organizuar nga mjekët të cilët vullnetarisht shërbyen dhe Një Garë Artistike për të gjitha grupmoshat.
Burimi: IQNA News