Suudi Arabie

Izraeli dhe Arabia Saudite forcojnë bashkëpunimin

“Arsyeja për bashkëpunimin e hapur është Irani, pasi që vetëm lidhjet e hapur garantojnë zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak dhe se ristrukturimi rajonal strategjik saudito-izrealit është diç që Washingtoni kaherë e ka iniciuar, që është bazë e nevojshme për krijimin e arkitekturës rajonale të sigurisë nën ombrellën e paktit NATO, i cili do të lidhte shtetin çifut dhe shtetet e Këshillit të Gjirit për bashkëpunim  nën ombrellën e mburojës antiraketore”.

Sipas deklaratës së ish ministrit izraelit të diasporës, rabinit Michael Melchior, Arabia Saudite do të hapë dyert e veta për vizitorë nga Izraeli” shumë më përpara se që dikush ëndërron”, por kjo nuk do të jetë befasi. Pikërisht, ish ministri izraelit Melchior është thellë i involvuar në zhvillimin e takimeve sekrete saudo-izraelite dhe ishte pjesë e ekipit e cila muajin e kaluar është takuar me delegacionin saudit në Ramallah. Radin Melchior, ish anëtar i Knesetit të partisë”Një Izrael”, ka thënë se takimi me sauditët ishte i fokusuar ”në çështjet fetare dhe diplomacisë në mes dy vendeve” përcjelli Jerusalem Post. Michael Melchior, momentalisht rabini kryesor në Norvegji ka thënë:” Paqja religjioze është mënyra se me gjuhë tjetër, e jo me gjuhë sekulare, të flitet për planin paqësor arab. Paqja fetare është rrugë, duke përfshirë edhe ato mullat të cilët nuk janë pjesë të këtij menduarit”. Duke përmendur”mullat”, rabini Melchior ka menduar për udhëheqës fetar të Teheranit dhe aleatëve të tyre.

“Sot ekzistojnë pjesa e madhe e sunitëve, por edhe një pjesë e shiitëve, të cilët duan të jenë pjesë e botës. Arabia Saudite investon shumë përpjekje që izraelitët të miratojnë planin paqësor arab , si bazë për bisedime”, ka thënë rabini Melchior. Ai ka cek se takimi sekret izraelito-saudit muajin e kaluar” ka qenë i kritikuar nga ana e Iranit dhe Hezbullahut, por bota sunite as që e ka dënuar e as që e ka përkrahur”. Përjashtim ishte vetëm partia arabe Hadash në Izrael, e cila e ka dënuar vizitën” si pjesë e normalizimit të bashkëpunimit në mes Arabisë Saudite dhe Izraelit në dëm të Iranit, Sirisë dhe lëvizjes së rezistencës në rajon, Hamasit”.

Gjatë vizitës së muajit të kaluar kreu i delegacioni saudit, ish gjenerali Anvar Majed Eshki, është takuar me Dore Goldom,  veteranin e diplomacisë izraelite dh kreun e ministrisë së punëve të jashtme izraelite. Dore Gold , krahas zyrtarëve tjerë të shtetit hebre, ka marr pjesë në normalizimin e marrëdhënieve të shtetit çifut dhe regjimit saudit.

Burimi: altermainstreaminfo