Takimi Putin & Erdogan në Rusi
Kryetari i Turqisë Erdogani ka bërë një hap të madh drejt ripërtëritjes së marrëdhënieve të rrënuara kohë më parë me kryetarin e Rusisë Putinin. Dy lider janë takuar dje në Rusi, pas disa muajsh tensione në mes dy vendeve, të shkaktuar nga rrëzimi i avionit ushtarak rus afër kufirit në Siri në nëntor të vitit të kaluar.”Miku im Putin” e ka quajtur Erdogani kryetarin rus. Kohë më parë të dy ata kanë shkëmbyer akuza për bashkëpunim me terroristët. Tani të dy lider paralajmëruan epokën e re të bashkëpunimit në mes Rusisë dhe Turqisë.
“Marrëdhëniet në mes Rusisë dhe Turqisë po hyjnë në periudhën pozitive. Të dytë jemi të njoftuar me procesin e pëcaktimit të qëllimeve madhore. Besoj që hapat që do të ndërmarrin vendet tona do të zgjerojnë bashkëpunimin tonë”, ka deklaruar kryetari turk Erdogan. “Prioriteti ynë është që të arrijmë bashkëpunimin bilateral në nivelin e mëparshëm dhe kjo nuk do të jetë e thjeshtë. Vetëm në pesë muajt e parë këmbimi tregtar në mes Rusisë dhe Turqisë është zvogëluar për 43%”, ka deklaruar kryetari rus Putin.
Pasi që aviacioni ushtarak turk e rrëzoi avionin ushtarak rus në nëntor të vitit të kaluar, erdhi gjer te kriza e cila ka sjell dëme interesave ekonomike të të dyja vendeve. Por krenaria ishte lënduar, me viktimat e vdekur. Putini ka kërkuar falje publike nga Erdogani, të cilin e pranoi në letrën e tij dërguar Putinit në të cilin Erdogani ka kërkuar falje prej tij. E kur pjesët e caktuara të ushtrisë kohë më parë u çuan kundër Erdoganit, ai edhe pse ka kërkuar ndihmë nga Perëndimi, atë përkrahje e ka gjetur vetëm nga Rusia.
“Erdogani edhe njëherë e ka falënderuar Putinin për thirrjen telefonike në të cilin i ka shpreh mbështetje dhe solidaritet pas tentim grusht shtetit të dështuar kundër Erdoganit. Si po duket akuzat e ndërsjella gjatë muajve të kaluara”janë shkrirë sikurse fjollat e borës”.
Por, Siria akoma mbetet pengesë e pakapërcyeshme. Intervenimi ushtarak rus është në kundërshtim me interesat e Ankarasë, Putini e ka shpëtuar kryetarin sirian Asadin dhe i ka ndihmuar forcat kurde që të marrin territorin buzë kufirit turk. Problemi i veçantë janë edhe tre milion refugjat sirian që gjenden në Turqi. Në rast se Erdogani vendos që të rishikojë pozicionin e Turqisë kundrejt Sirisë, Putini me siguri do ta dëgjojë. Në fund të fundit, miqtë ndihmohen në mes vete.
Burimi: Al Jazeera