Komandanti iranian: Perëndimi themeloi tekfiristët për të parandaluar përhapjen e Islamit
Komandanti Gardës të Revolucionit Islamik ((IRGC) gjeneral brigade Hussein Salami tha se disa shtete janë pas një komploti për të parandaluar përhapjen e Islamit në Perëndim, duke i krijuar grupet terroriste tekfiriste.
Pas fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, Islami filloi të përhapet me të shpejt në Perëndim, tha gjeneral brigade Hussein Salami në një fjalim të shtunën në provincën perëndimore të Lorestanit.
Ai shtoi se rreth 50.000 anglezë përqafojnë Islamin çdo vit dhe numri i xhamive në Evropë u rrit nga disa xhami në mijëra xhami gjatë viteve të para revolucionit dhe pas revolucionit.
Paeaqitja e Tekfiristëve ishte skenari i Perëndimit për të shkatërruar terheqjen nga Islami, për të krijuar urrejtje dhe për të ndaluar përhapjen e fesë Islame në Perëndim, tha komandanti.
Më tej ai kritikoi aktet terroriste të grupeve Tekfiriste të kryera në emër të Islamit, duke thënë se Islami është një shkollë tërësisht humane dhe e konsideron vrasjen e një qenie njerëzore të pafajshme si vrasjen e të gjithë njerëzimit.
Në vitet e fundit, rajoni i Lindjes së Mesme ka qenë rrënuar nga grupet terroriste tekfiriste si ISIS, të cilat besohet se janë krijuar dhe mbështetur nga Perëndimi dhe disa vende arabe të rajonit.
Grupet terroriste, të cilat pretendojnë të jenë islame, por veprimet e të cilëve janë asgjë, por, kanë kryer krime të tmerrshme jo vetëm kundër jo-muslimanëve, por më së shumti kundër muslimanëve në rajon.