Google ka fshirë Palestinën nga të gjitha hartat
Gjiganti elektronik i rrjetit në Internet Google është gjetur në thumb të kritikave të shumta nga tërë bota, pasi që gjatë kësaj jave ka larguar emrin e shtetit të Palestinës nga hartat duke e zëvendësuar me emërtimin Izrael.
Kur në kërkues të Googles shënoni emrin “Palestina” Google Maps tregon hartën e zbrazët të Izraelit me rajonet e Gazës, Judesë dhe Samarasë të shënuara me vija të ndërprera, por nuk mund të gjeni emrin e Palestinës. Njashtu edhe Jerusalemi është treguar si kryeqytet i Izraelit.
Asociacioni gazetarëve palestinez ka gjykuar ashpër një veprim të tillë të Googles për shkak të fshirjes së emrit të Palestinës nga hartat e tij dhe zëvendësimin e saj me emrin e Izraelit. Në kumtesën e Asociacionit të gazetarëve palestinez të publikuar ceket se vendimi i Googles që të largojë Palestinën nga hartat është ”pjesë e planit izraelit që emërtimi Izrael të qëndrojë si emër legjitim i shtetit, ashtu që gjeneratave që do të vijnë të shkurtojnë të drejtën të dijnë për Palestinën, dhe njëherë e përgjithmonë të kryejnë me te”.
“Ky veprim është i programuar ashtu që të falsifikohet historia, gjeografia si dhe drejta e popullit palestinez për atdheun e tyre, paraqet atak të dështuar në memorien e Palestinezëve dhe Arabëve, si dhe tërë botës”.
Asociacioni i gazetarëve palestinez ka cek se ky veprim” është në kundërshtim me të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare”, duke theksuar se Google duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta”.