Jemeni

Shefi i OKB-së shqetësohet për vrasjen fmijëve të Jemeni nga Sauditët

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun ka shprehur shqetësim në lidhje me numrin e viktimave në mesin e fëmijëve të Jemenit, si rezultat i agresionit  ushtarak vdekjeprurës nga Arabisë Saudite  kundër vendit të varfër, Jemenit.

Unë ende kam shqetësime shumë të forta në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve të Jemenit. Ata duhet të jenë nën kujdes gjithmonë të parët, ka thënë të marten Ban  Kim mun para Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuar , njoftoi  Press TV.

Në muajin qershor, Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi në listën e zezë Arabinë Saudite pas përfundimit në një raport që Rijadi ishte përgjegjës për 60 për qind e 785 vdekjeve të fëmijëve në Jemen vitin e kaluar.

Disa ditë më vonë, megjithatë, OKB-ja njoftoi se Arabia Saudite do të fshihet nga lista, në pritje të një rishikim të përbashkët me Mbretërinë Saudite.

Në atë kohë, Ban Kim-mun pranoi se ai u detyrua të heqë Rijadin nga lista e zezë, pasi regjimi dhe aleatët e saj janë kërcënuar për të ndërprerë fondet  për shumë programe të Organizatë së Kombeve të Bashkuara. Ky veprim shkaktoi një protestë nga grupet e të drejtave të njeriut. 

Javën e kaluar, Arabia Saudite ka dërguar një letër konfidenciale 13-faqe për shefin e OKB-së, duke theksuar se masat që pretendon të jenë marrë për të parandaluar vdekjet e civilëve në luftën e saj në Jemen.  

Megjithatë, Ban Ki-mun i tha 15-anëtareve të Këshillit të OKB-së se masat Saudite kanë dështuar për ruajtjën e jetës së fëmijëve të Jemenit, duke shtuar: Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për të siguruar që masat  konkrete për mbrojtjen e fëmijëve të zbatohen.

Ai më tej theksoi se përmbajtja e raportit për Mbretërinë Saudite  ende “qëndron” në listën e zezë të OKB-së.

Ndërkohë, Jo Becker, drejtor i avokimit për të drejtat e fëmijëve në Human Rights Watch, bëri thirrje të martën për në Arabinë Saudite që të kthehet në listën e turpit derisa ajo të ndalon bombardimet e saj pa dallim, edhe ndaj civilëve të Jemenit. 

Jemeni ka parë sulme pothuajse të përditshme ushtarake nga Arabia Saudite që nga fundi i marsit 2015. Sipas burimeve të brendshme  numri i të vdekurve nga agresioni i përgjakshëm është rreth 10,000. Ofensiva Saudite ishte lansuar për të shtypur lëvizjen e Huthëve dhe aleatëve dhe për të rivendosur pushtetin e ish presidentit të Jemenit që kishte dhënë dorëheqje,  Abd Rabbuh Mansur Hadi, një aleat i bindue i Rijadit.

Luftëtarët Huthi  të lëvizjes ‘Ansarullah’  morën çështjet shtetërore në duart e tyre pas dorëheqjes dhe arratisjes të ish-kryetarit Abd Rabbuh Mansur Hadi, i cili e hodhi Jemenin në një gjendje pasigurie dhe e kërcënoi me një ndarje të përgjithshme të sigurisë në Jemen, ku një degë e al-Kaides  është e pranishme.     

Burimi: IQNA News