Shqipëri

E pakta 5 mijë lekë të reja, fatura e çdo shqiptari për terroristët e MEK?!

Mediat shqiptare kanë bërë të ditur lajmin se Ministria e Punëve të Brendshme konkretisht Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara ka akorduar fondin 1 miliard lekësh për ndërtimin e kampit të ri për strehimin e terroristëve të grupit MEK.

Godina e shtrenjtë 1 miliardësh do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 5.066 m2 me vlerë rreth 300 milion lekë. Pra me fjalë të tjera çdo shqiptar për të strehuar 3 mijë terroristët e ashtuquajtur muxhahedinë të grupit MEK, duhet të paguajë 5 mijë lekë, që është asistenca e të papunëve në Shqipëri.

Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, projekti i kësaj qendre është hartuar në muajin shtator të vitit të kaluar, duke konfirmuar dyshimet se qeveria e ka marrë vendimin për pritjen e muxhahedinëve që nga ajo kohë. Megjithatë, Ministria e Brendshme ka bërë tenderimin për ndërtimin e qendrës së azilkërkuesve vetëm para pak ditësh, duke vendosur edhe faturën 5 mijë lekë për çdo shqiptar. Gazeta ka siguruar dokumentet e tenderit, projektin ku do të vendoset apo edhe mënyrën e funksionimit të kësaj godine, që të sigurojë kushtet e personave që do të strehohen në Shqipëri.

 Në këto dokumente, kontraktor punimesh, krahas Shqipërisë, është edhe UNHCR-ja, e cila në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka dhënë vlerësim maksimal për Shqipërinë për akomodimin e “terroristëve” të strehuar në kampin e Lirisë.