İran

Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë udhëheqësit: Turqia, Irani dy vende të rëndësishme që ndikojnë në të ardhmen e botës islamike

Këshilltar i lartë i udhëheqësit,  Ali Akbar Velajati,
Këshilltar i lartë i udhëheqësit, Ali Akbar Velajati,

Këshilltar i lartë i udhëheqësit,  Ali Akbar Velajati, tha se Irani dhe Turqia janë dy vende të rëndësishme që mund të ndikojnë në të ardhmen e botës  islamike.

Duke folur gjatë një takimi me ambasadorin e Turqisë në Teheran,  Riza Hakan Tekin të dielën, shefi i Qendrës Strategjike e Kërkimit , Ali Akbar Velajati përshëndeti fitoren e popullit  turk gjatë përpjekjes së grushtit të shtetit në Turqi  dhe shprehu kënaqësinë me mbajtjen e takimit, pas grushtit të shtetit të dështuar.

Ali Akbar Velajati  tha se  pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme të të dy shteteve në disa raste, ne nuk duhet t’i lëmë pas dore të përbashkëtat që janë shumë  më të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. 

Velajati shprehu shpresën se përpjekja e grusht shtetit do ta bënë më  të kujdeshme Ankaranë  në lidhje me ndikimin e shteteve të huaja të cilat  udhëhoqën  grushtin e shtetit; Edhe disa vende që kanë pretenduar vazhdimisht lidhjet miqësore me Turqinë,  mbështetën  grusht  shtetin  dhe dolën në praktikë kundër popullit dhe qeverisë së Turqisë.

Riza Hakan Tekin, nga ana e tij, përshëndeti pozicionet e zyrtarëve iranianë ndaj autorëve të grushtit të shtetit, duke theksuar se pastrim është duke u zhvilluar në Turqi.

Duke vënë në dukje pozicionin e Iranit në këtë çështje, ai tha, për fat të mirë në dhjetë vitet e fundit, marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve kanë arritur nivelin më të thellë dhe ngjarjet e fundit,  e paraqitën  demokracinë turke më shumë se kurrë më parë.