Shqipëri

Lajm i mirë për shqiptarët e Malit të Zi

Pas kërkesave të vazhdueshme të faktorit politik shqiptar dhe ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, në Parlamentin e Malit të Zi, ka filluar përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.

Analistët e pavarur në Mal të Zi, e mirëpritën përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament ku, siç thonë ata, 25 vjet pas pluralizimit politik, realizohet një nga të drejtat më themelore të pakicave në vend.