Siria

Sulmi i ISIS-it në kufirin siriano-turk

Më shumë se 50 njerëz janë vrarë, ndërsa me dhjetëra janë plagosur  pas shpërthimit të autobombës në qytetin Kamishli afër kufirit siriano-turk. Shpërthimi ka ndodh para qendrës së policisë kurde dhe ndërtesës qeveritare, ka lajmëruar agjencioni AP. Kamishli në të cilin me shumicë jetojnë Kurdët, kryesisht është nën kontrollin e forcave kurde, por janë prezent edhe forcat siriane të sigurisë, të cilët kontrollojnë aeroportin e qytetit. Grupi terrorist ISIS-i ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Kamishli, me ç’rast caku i sulmit ishin zyret lokale kurde.

“Me sa duket ky është sulmi më i madh që ka ndodh në Kamishli i cili gjendet nën kontrollin e njësive kurde të mbrojtjes popullore. Sulmuesit kanë përdorur dy automobil bomba, ka lajmëruar reporteri nga Gaziantepi. Ai shtoi se caku i sulmit ishte selia e forcave kurde Asajish.”Këto janë në të vërtetë forcat policore besnike njësive kurde të mbrojtjes popullore. Shumica e viktimave ishin civil, por në mesin e viktimave kishte edhe pjesëtar të njësive të mbrojtjes popullore Asajish të cilët kontrollojnë pjesën perëndimore të qytetit. Aty gjendet edhe selia e një partie kurde, si dhe disa objekte të njësive të mbrojtjes popullore,  krejt kjo ishte pjesë e një kuarti të qytetit. Për këtë arsye ishte numri i madh i viktimave civil që pësuan me rastin e shpërthimit të auto-bombës. Në një masë të konsiderueshme janë dëmtuar dyqanet tregtare përreth, ndërsa një ndërtesë në tërësi është rrënuar. Disa njerëz akoma janë nën gërmadha”.

ISIS-i edhe më parë ka kryer sulme me bomba në rajonet kurde në Siri. Forcat demokratike siriane të cilët e përbëjnë kryesisht kurdët, dhe të cilët kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po luftojnë kundër ISIS-it në veri të Sirisë. Gjatë dy viteve të fundit kanë rimarr pjesët e territorit më parë të pushtuara nga ISIS-i.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Al Jazeera