Shtohet kriza e sigurisë në Gjermani: thembra e Akilit, siguria e gjermanëve
Kancelarja e Gjermanisë po kalon ditë të vështira. Ajo nga njëra po përballet me rënien e reputacionit të qeverisë së koalicionit në Gjermani dhe nga ana tjetër, krizat e reja të sigurisë në Gjermani që arritën kulmin e tyre në qytetin Munih, kanë krijuar një situatë të vështirë për atë.
Ngjarja terroriste e fundit në Munih që shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e disa personave, përmban mesazhe të hapura dhe fshehura. Autoritetet gjermane të sigurisë kishin dhënë paralajmërimet e tyre në lidhje me sulmet terroriste në këtë vend. Megjithëkëtë vëmendja më e madhe e forcave të sigurisë ishte përqendruar në landet si Northrain Westfalia, Dresden dhe në rajonet e tjera në të cilat gjatë viteve të fundit janë zhvilluar grupe ekstremiste të rrezikshme. Shumë pak njerëz mund të mendonin se sulmi i parë terrorist në Gjermani do të kryhej në qytetin e Munihut.
Ajo që dihet e sigurt është kjo që pas këtyre ngjarjeve, autoritetet politike dhe të sigurisë në Gjermani nga faza e paralajmërimeve do të hyjnë në fazën e përballjes me kërcënimet konkrete. Këto kërcënime konkrete krijohen nga dy grupe, njëri është grupi terrorist ISIS dhe tjetri është krahu i të djathtës ekstreme.
Zbulimi i faktit se autori i sulmeve terroriste të Munihut ishte ndikuar dhe inspiruar nga Anders Brovik, terroristi i njohur norvegjez autor i sulmeve të vitit 2011 në këtë vend, tregon se përveç lëvizjeve takfiriste, edhe krahu i së djathtës ekstreme në Evropë konsiderohet një rrezik potencial në fushën e sigurisë në Gjermani.
Ngjarja terroriste e fundit në Munih ishte frymëzuar nga të menduarit e së djathtës ekstreme dhe jo nga grupet takfiriste. Prandaj Gjermania përballet me një krizë të sigurisë e përbërë nga dy faktorë që natyrisht se politikat jo të drejta të sigurisë në këtë vend kanë luajtur rol në krijimin e kësaj krize.
Liria e veprimit të grupeve të varura nga Arabia Saudite nga njëra anë dhe e grupeve që ndjekin të menduar neonazist dhe ato të së djathtës ekstreme në Gjermani në dy dekadat e fundit në Gjermani, është bërë shkak që grupe të tilla të zgjerohen në masë të madhe brenda territorit të këtij vendi dhe sidomos në landet si Northrain Westfalia, Dresden etj..
Pranaia e disa qytetarëve gjermanë në radhët e grupit terrorist ISIS dhe të grupeve të tjera terroriste në Irak dhe Siri, nuk është një çështje që mund të anashkalohet me lehtësi. Ekzistenca e pjesëtarëve të së djathtës ekstreme në Gjermani, gjithashtu konsiderohen çështje të rëndësishme të cilat kërkojnë përkushtim të veçantë. Ajo që dihet e sigurte është fakti se në Gjermani po ndodhë një tranzicion i sigurisë. Ngjarja terroriste në Munih tregon dobësitë e autoriteteve të sigurisë në Gjermani në periudhën aktuale kohore. Deri para kësaj ngjarje, dëgjonim vetëm paralajmërimet e autoriteteve të Gjermanisë ndaj sulmeve terroriste në këtë vend, mirëpo tani po përballemi me një ngjarje konkrete.
Është e natyrshme që tani e tutje planet e sigurisë në Gjermani do të hyjnë në një fazë të re, për arsye se tani askush më nuk do të flasë për veprime abstrakte dhe rreziqe potenciale! Strukturat politike dhe të sigurisë në Gjermani tani e tutje do të përballen me rreziqet konkrete që secili prej tyre mund të ketë përmasa të gjera, edhe më të gjera se sa sulmi terrorist i Munihut. Prandaj rreziqet në fushën e sigurisë në Gjermani aktualisht nga faza abstrakte në fazën konkrete. Ky tranzicion i sigurisë do të ndryshojë shumë politika të mëparshme të Qeverisë dhe të autoriteteve të sigurisë së Gjermanisë.
Në fund mund të thuhet se sulmi terrorist i Munihut ka treguar shtimin dobësive të sigurisë së Gjermanisë në periudhën aktuale. Këtu mund të shtrohet pyetja se politikat e sigurisë së Gjermanisë brenda në këtë vend dhe gjithashtu në sistemin ndërkombëtar dhe rajonal, deri në çfarë mase kanë ndikuar në krijimin e kësaj situate të rrezikshme? Kjo është një pyetje e rëndësishme të cilës duhet t'i përgjigjen autoritetet e sigurisë dhe të qeverisë së Gjermanisë.
Për shembull autoritetet e Gjermanisë duhet të përgjigjen në lidhje me shtimin e eksportit të armëve të këtij vendi në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme. Sipas raporteve më të fundit të publikuar në Gjermani, eksporti i armëve të këtij vendi është rritur në masë të madhe. Eksporti i armëve të Gjermanisë është dyfishuar në vitin 2015 në krahasime me atë të vitit 2014. Këto armë janë vendosur në dispozicion të regjimit Al Saud dhe nëpërmjet tij kanë shkuar në dispozicion të grupit terrorist ISIS.
Kjo politikë e armëve dhe e sigurisë së autoriteteve gjermane ka ndikuar drejtpërdrejtë në krijimin e krizave të sigurisë në këtë vend. Prandaj strukturat shtetërore dhe të sigurisë së Gjermanisë duhet të japin përgjigje për atë që aktualisht po ndodhë në Gjermani. Ndoshta ngjarja terroriste në Munih nuk do të jetë ngjarja e fundit terroriste në Gjermani.
Marrë nga portali Pars Today