AAK dhe Nisma nuk marrin pjesë në Kuvendin e Kosovës gati gjashtë muaj
Deputetët e AAK-së dhe të “Nismës” tash e pesë muaj janë duke e bojkotuar punën e Kuvendit. Nëse nuk marrin pjesë në ndonjë seancë gjatë muajit gusht, ata rrezikojnë ta humbin mandatin për shkak të mospjesëmarrjes në seanca për gjashtë muaj me radhë
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të “Nismës për Kosovën” rrezikojnë ta humbin mandatin për shkak të mospjesëmarrjes në seanca të Kuvendit, shkruan gazeta “Zëri”
Deri më tani janë bërë pesë muaj prej se këto dy subjekte janë duke e bojkotuar punën e Kuvendit dhe nëse deputetët e tyre nuk marrin pjesë në ndonjë seancë gjatë muajit gusht, atëherë plotësohet kushti për t’iu marrë mandati.
Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e AAK-së dhe të “Nismës” thonë se arsyeja e bojkotimit të punës së Kuvendit është shumë më e rëndësishme sesa mandati i tyre si deputetë.
Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Kosovës, mandati i deputetit përfundon nëse deputeti mungon për gjashtë muaj me radhë në seancat e Kuvendit.