Kulturë

Kurset Kur'anore do të mbahen nga Hizbullahu në Liban

Një shoqatë Kur'anore e lidhur Lëvizjen e Rezistencës Islamike Libaneze ‘ ‘Hizbullah’ ka në plan të mbajë 25 Kurse Kur’anore Verore për fëmijë dhe  të rinj në pjesë të ndryshme të Libanit, për mësimin përmendësh të Kur’anit,

Sipas agjencisë së lajmeve Kaaf,  Shoqata Irshad ve Tavxhih (Udhëzim dhe Këshillim) do të organizojë kurse për vajzat dhe djemtë  nga mosha 9 deri 15 vjeçare.

Hussein Hamdan, kryetari i Seksionit të Shoqatës për Mësimit Përmendësh të Kur'anit tha se nxënësit do të mësojnë përmendësh Kur’anin deri pesë faqe në javë, pjesëmarrësit do të mësojnë dy xhyza (pjesë) të Kur’anit përmendësh.

Ai tha se më shumë se 200 vajza dhe djem janë regjistruar për programin arsimor.

Hussein Hamdan shtoi se kurset do të organizohen në Bejrut, Sur, Baalbek, Nabatieh dhe Hermel. Secili prej rajoneve do të organizoi pesë kurse me 10 deri në 15 nxënës në çdo klasë.

Plane të ngjashme për mësimin e Kur’anit  përmendësh janë zbatuar në Liban nga shoqata që nga viti 2004.