Al- Az-hari kërkon dhënien fund të vrasjeve të muslimanëve
Shejhu i Al- Az-harit theksoi nevojën e afërsisë mes muslimanëve dhe kërkoi nga udhëheqësit e besimeve të ndryshme islame për të nxjerrë një deklaratë të përbashkët që ndalon pasuesit të vrasin shokët e tyre të besimeve të tjera.
Shejh Ahmad al Tajjib, Myftiu kryesor i Egjiptit, në një intervistë me gazetën e Kuvajtit bëri thirrje që dijetarët musliman sunnitë dhe dijetarët musliman shiitë për të nxjerrë një Fetva të përbashkët (Deklaratë fetare) dhe të ndalojnë vrasjen mes bashkësive muslimane shiitëve dhe bashkësive muslimane sunnite, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).
Ai u bëri thirrje për dhënien fund të vëllavrasje në mesin e muslimanëve dhe vrasjen në Botën Islame dhe përsëriti bashkëpunimin mes shkollave të ndryshme Islame dhe tha :
Al Az-hari ka bërë thirrje të vazhdueshme për afërsinë mes komuniteteve muslimane Shiite dhe komuniteteve muslimane sunnite dhe kjo është mjaft e rëndësishme për Universitetin egjiptian.”
Ai shtoi: Ja unë kërkoj që udhëheqësit musliman sunni dhe udhëheqësit muslimanë shiitë të lartë për të marrë pjesë në një takim të përbashkët në Al Az-har dhe të hartohet një Fetva që ndalon vrasjen muslimane në mesin e sekteve të ndryshme islame në mënyrë që t’i jepet fund masakrës në rajon dhe në Botën Islame, kështu mbrohemi nga intrigat e thurrura nga armiqtë.
Figura më e lartë fetare egjiptiane theksoi: Ne nuk duhet të vlerësojmë kurthat mes muslimanëve shiitëve dhe muslimanëve sunitë, sepse për fat të keq këta njerëz janë aktivistë të medias dhe të punojnë në bazë të një agjende të caktuar e cila synon përçarjen, shkatërrimin e bashkimit të muslimanëve, ndërsa ne kërkojmë afërsinë në mes të të gjithë muslimanëve nga shkolla të ndryshme islamike.
Burimi: KD