İran

Irani e sheh Haxhin si simbol të fuqisë së Islamit

Huxhet ul Islam Sejjid Ali Kazi-Askar
Huxhet ul Islam Sejjid Ali Kazi-Askar

Një autoritet i lartë fetar iranian ka theksuar se Haxhi është simbol i pushtetit dhe fuqisë së Islamit.

Duke folur në një intervistë me kanalin Such TV të Pakistanit, Huxhet ul Islam Sejjid Ali Kazi-Askar, përfaqësues i Liderit te Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei për Haxhin dhe Çështje të Haxhit-Umres,  shtoi se Irani nuk ka pikëpamje sektare ndaj Haxhit.

Ai vuri në dukje se Irani i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për haxhinjt iranianë për të marrë pjesë në haxhin e këtij viti, por se autoritetet saudite nuk i kanë  zgjidhur çështjet kryesore të udhëtimit të haxhinjve iranianë.

Nëse zyrtarët sauditë zgjedhin problemet dhe garantojnë  sigurinë e haxhinjve tanë Haxh, ne jemi të gatshëm për të filluar operacionin për Haxh dhe Umre,  pavarësisht nga fakti se ka shumë pak kohë, tha ai.

Në vende të tjera, Huxhet ul Islam Kazi-Askar tha se Haxhi është një vend që tregon unitetin islamik sepse Haxhi është një tubim i madh i muslimanëve nga e gjithë bota.   

Më 24 maj 2016, një delegacion iranian udhëtoi për në Arabinë Saudite me ftesë zyrtare të Ministrit të ri saudit për Haxh  dhe Umre, Muhammed Saleh bin Tahir Benten për të zhvilluar  bisedime të minutës së fundit me zyrtarët e Mbretërisë Arabe Saudite për dërgimin e haxhinjve  iranianë për Haxhin vjetor, që këtë vit është në muajin shtator.

Teherani është këmbëngulës në bisedimet që vizat për haxhinjt iranianë duhet të nxirren në Iran dhe se siguria e udhëtarëve për në Arabinë Saudite duhet të garantohet, duke pasur parasysh fatkeqësinë në Mina që mbyti shumë haxhinj Iranian në Haxhin e mëparshëm, në vitin 2015. Megjithatë, Rijadi refuzoi të pranojë kushtet e Iranit dhe tha se do të vendosë kufizime të caktuara në delegacionin e Haxhit të Iranit dhe haxhinjve të tij.  

Këmbëngulja e Iranit për të marr garanci  për sigurinë e haxhinjve Iranianë  të saj vjen pas tragjedisë në Mina të vitit të kaluar, 2015.

Më shumë se 460 iranianë ishin në mesin e mijëra haxhinjve  që vdiqën më 24 shtator 2015, në një tollovi të  fortë në Mina, pranë Mekës, gjatë Haxhit.

Incidenti shënoi tragjedinë më të rëndë gjatë Haxhit që ka ndodhë  ndonjëherë.

Burimi: IQNA News