İran

Ministri i Jashtën i Iranit kërkon: Muslimanët shiitë, sunnitë të bashkohen kundër ekstremistëve

Muhammed Xhevad Zarif, Ministri i Jashtëm i Iranit
Muhammed Xhevad Zarif, Ministri i Jashtëm i Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif ka dënuar sulmet e fundit terroriste në kryeqytetin afgan, Kabul, duke i bërë thirrje muslimanëve  shiitë dhe sunnitë të bashkohen kundër grupeve ekstremiste.

Shpërthimet terroriste në Afganistani janë një tjetër shembull i intenzitetit të shthurrjes së Daesh (ISIS): Muslimanët Shia dhe Sunni, të dy palët janë viktimat dhe duhet të bashkohen për të mundur ekstremistët, tha të shtunën, Ministri I Jashtëmi i Iranit, Muhammed Xhevat.

Mesazhi i tij erdhi pasi dy sulme vetëvrasëse njëpasnjëshme ndodhën në  rrethin e Dehmazang në Kabul të shtunën, ku qindra njerëz ishin duke protestuar rreth një linjë të diskutueshme të energjisë.

Të paktën 80 vetë u vranë dhe 230 të tjerë pësuan lëndime të rënda.

Më vonë gjatë ditës, Daesh (i njohur edhe si ISIL dhe ISIS) mori përgjegjësinë për shpërthimet. 

Demonstruesit ishin mbledhur për të kërkuar që një linjë elektrike multi-million-dollarëshe të kalojë nëpër krahinën e tyre, në Bamijan, sepse është  një nga zonat më të varfra të Afganistanit me një popullsi të madhe Hazara.

E ashtuquajtura Linja 500 kilovolt  TUTAP, e cila do të lidhë vendet e Azisë Qendrore si Turkmenistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani me energji elektrike, aq të nevojshme për Afganistanin  dhe Pakistanit,  ishte vendosur në fillim që të kalonte nëpër krahinën qendrore.

Por qeveria e kishte anuluar atë, tani kalon nëpërmjet viseve malore të Salang-ut , do të kalojë në veri të Kabulit, duke thënë se rruga më e shkurtër do të përshpejtojë projektin dhe ka për të kursyar  miliona dollarë. 

Burimi: Tasnim