İran

Profesori iranian thekson: Krerët arab ndjekin urdhërat sioniste.

Ajetullah Mahmud Raxhabi
Ajetullah Mahmud Raxhabi

Profesori në  Seminarin e Kumit ka kritikuar mosveprimin nga autoritetet fetarë muslimanë të botës në lidhje me sulmet e diktatorit Al Kalifa që bënë ndaj komunitetit muslimanë shia në Bahrejn dhe ka kërkuar nga dijetarët për të marrë qëndrim të vendosur kundër Mbretërisë Arabe të Bahrejnit.

Ajetullah Mahmud Raxhabi, anëtar i Shoqatës së Mësuesve të Seminarit të Kum-it, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Rasa duke iu referuar vendimit të hoxhës të shquar musliman shia, Shejh Issa Kassim nën akuza false, ka  theksuar se sheikët arabë janë kukulla të fuqive arrogante të botës, njoftoi  Agjencia e Lajmeve Taqrib  (TNA).

Ai tha: Shpërbërja e vendeve islamike nga Britania e Madhe dhe formimin e qeverive të vogla është për shkak të tekave të armiqve të dominojnë arabët dhe sheikët arabë të ndjekin urdhërat e tyre.

Hoxha, Ajetullah Mahmud Raxhabi  i ka quajtur sionistët si armiq të mëdhedhnj të Islamit dhe vuri në dukje, Natyrisht kukullat e tyre do të përballen me Islamin në mënyrën e tyre më të mirë të mundshme vetëm për të kënaqur zotërinjt e tyre.

Ai shtoi, Al Kalifa imagjinon se mund të shtyp ndjenjat fetare të njerëzve përmes sjelljeve të palogjikshme dhe të çmendura dhe të shtyjë ata që të kthehen nga kërkesat e tyre të ligjshme, ndërsa njerëzit e Bahrejnit janë  mjaft fisnik për të bërë ndonjë veprim të dhunshëm ose të armatosur kundër shtypjeve të Al Kalifa.

Ajetullah Mahmud Raxhabi  theksoi logjikën e njerëzve të Bahrejnit të cilët kërkojnë të drejtat e tyre me anë të demonstratave paqësore dhe tha: Këta njerëz nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtat e tyre fetare dhe njerëzore të cilat janë të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar dhe ka kritikuar urdhërat e lëshuara nga fuqitë arrogante të botës si pjesë e Islamofobisë.

Ai kritikoi mosveprimin e  autoriteteve muslimanë dhe u bëri thirrje atyre që të marrin një qëndrim të unifikuar duke thënë: '' Me të vërtetë në qoftë se dijetarët në të gjithë botën islame marrin qëndrime serioze kundër arrogancës së regjimit Al Kalifa, ai nuk do të guxojë më të marrin masa të ngjashme.

Autoriteti i lartë fetar iranian gjithashtu hodhi poshtë ndarjen, përçarjen muslimane si një nga intrigat më të rënda nga ana e fuqive arrogante të botës dhe tha:

Armiqtë kanë sajuar versionin britanik të shiitëve për të provokuar komunitetin sunnit kundër  Islamit Shia në të njëjtën mënyrë që ajo ka shpikur tekfiristët vehabi për të provokuar muslimanët shiitë kundër tyre vëllezërve muslimanë sunnitë.    

Pasi  klerikët muslimanë të bashkohen me një qëndrim të fortë, atëherë intrigat armiqësore për të ndarë e përçarë muslimanët do të prishen, tha autoriteti musliman iranian.”