U ndalua Namazi i Xhumasë në Xhaminë ‘Imam Sadik’ në Diraz, Bahrejn
Pas vendimit të regjimit të Bahrejnit për të parandaluar besimtarët muslimanë shiitë nga pjesëmarrja në Namazin e Xhumasë në Xhaminë e Imam Sadikut në fshatin veriperëndimor të Diraz-it, një numër i madh i njerëzve marshuan në këmbë në xhami për të shprehur zemërimin e tyre për këtë vendim.
Forcat e sigurisë të Bahrejnit në Diraz i ndaluan besimtarët muslimanë shiitë të hyjnë në Xhaminë e Imam Sadikut për të falur Namazin e Xhumasë, sipas televizionit në gjuhën arabe Al-Manar TV
Pas kësaj lëvizje nga forcat e regjimit, një numër i madh i njerëzve marshuan në xhami për të falur Namazin e Xhumasë.
Marshimi erdhi pasi imamët e namazit të xhumasë në Bahrejn lëshuan deklarata ku u bëhet thirrje popullit nga të gjitha sferat e jetës për të marrë pjesë në Namazin e Xhumasë në të gjithë vendin.
Bahrejni, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik, ka qenë dëshmitarë i protestave pothuajse të përditshme kundër dinastisë në pushtet të mbretit Al Khalifa që nga fillimi i vitit 2011, ku regjimi në Manama ka përdorur masa të rënda në një përpjekje për të shtypur demonstratat.
Rezultatet e dhunës në Bahrejn janë vrasjet dhe qindra të tjerë të plagosur dhe të arrestuar në goditjen e vazhdueshme të demonstratave paqësore.
Amnesty International dhe shumë organizata të tjera të të drejtave ndërkombëtare kanë kritikuar shpesh regjimin e Bahrejnit për abuzime të të drejtave të njeriut dhe me abuzimet kundër grupeve opozitare dhe ndaj protestuesve kundër-regjimit.