Palestine

65 fëmijë palestinezë nën arrest shtëpiak që nga fillimi i vitit 2016

Autoritetet pushtuese izraelite kanë vënë 65 fëmijë palestinezë nën arrest shtëpie dhe 12 të tjerë në paraburgim administrativ  që nga fillimi i këtij viti.

Issa Karaqe tha se autoritetet okupuese izraelite kanë dëbuar 18 fëmijë palestinezë nga vendlindjet e tyre gjatë gjysmës së parë të vitit.

Kryetari i Komitetit të Lëvizjes Çlirimtare Palestineze Për të Burgosurit      Issa Karaqe i ka përshkruar këto akte si shkelje kundër të drejtave të fëmijëve, dhe i konsideroi ato si një mosbesim i Izraelit ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Rezolutave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në disa raste, Izraeli vendos të miturit palestinezë nën arrest shtëpiak në vend se t’i burgosë, po kjo bëhet me qëllim në mënyrë që shtëpitë e tyre të jenë subjekt i kontrolleve të papritura për të kontrolluar nëse këta fëmijë janë në përputhje me vendimet.