Autoriteti i lartë fetar përshëndeti rolin e Imam Humeinit në udhëzimin e iranianëve
Autoriteti i lartë fetar përshëndeti rolin e madh, kryesor të Imam Humejnit (r.a.) në udhëheqjen e popullit Iranianë dhe duke fituar, ngadhnjyer kundër regjimit të Shahut, Riza Pahlavi.
Duke iu drejtuar autoriteteve fetare të tubuar në qytetin e shenjtë të Kumit, përshëndeti rolin e rëndësishëm të Imam Humejnit (r.a.a) në udhëzimin e popullit të Iranit në vitet e para të revolucionit, dhe për fitoren kundër regjimit të Pahlavit, raportoi Agjencia e Lajmeve Takrib (TNA).
Ajetullahu i madh e përshëndeti me nderim veprimtarinë dhe trashëgiminë e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam Humejnit (r.a.) duke i bërë thirrje autoriteteve fetare për të ndjekur rrugën e tij duke vepruar për të rritur unitetin dhe afrimin në shoqërinë Islame.
Udhën e tij, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit nuk e kishte njollosur nga orientimet ideologjike perëndimore apo me format perëndimore të qeverisjes.
Sipas autoritetit fetar, i ndjeri Imam Humeini (r.a.) ka dëshmuar para të gjithë popujve në botë që një udhëheqës mund të motivojë një shoqëri pa aftësitë ushtarake.
Te populli i Iranit, udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit është mesazhi i unitetit musliman. Vlen të përmendet se miliona njerëz në të gjithë Iranin kanë shënuar përvjetorin e vdekjes së të ndjerit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ajetullah Sejjid Ruhollah Humeini duke u betuar për të vazhduar rrugën e tij dhe të jenë besnik ndaj idealeve dhe vlerave të Revolucionit Islamik.